Hajdari takon shefen e diplomacisë së SHBA: Kemi mbështetjen e plotë

Bora Basholli

E dërguara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, paraditen e kësaj të premteje, zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputeten Rudina Hajdari. Ky takim mësohet të ketë zgjatur 60 minuta.

Leyla Moses-Ones nuk preferoi të bënte asnjë koment në dalje nga Kryesia e Kuvendit, por Rudina Hajdari e pyetur se çfarë u bisedua në këtë takim tha se:

Diskutimi u përqendrua në çështjen e Reformës Zgjedhore si dhe mbështetjen për vazhdimin e reformës në Drejtësi si pjesë e detyrave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian. Zv ambasadorja shprehu mbështetjen e plotë për opozitën parlamentare dhe veprimtarinë e saj në kuadër të përmirësimit të sistemit politik”, shkruan TCH.

Pyetjes nëse zonja Leyla Moses-Ones, kishte një koment për protestën e nesërme të opozitës, tha se në orën në vazhdim Ambasada Amerikane do të publikojë një qëndrim.

Takimi zonjës Leyla Moses-Ones me përfaqësues të opozitës së re, siç ishte takimi sotëm me Rudina Hajdarin nuk është i pari. Mësohet se gjatë ditëve të shkuara ajo si edhe përfaqësues të stafit politik të kësaj ambasade, janë takuar edhe me përfaqësues të grupit parlamentar të pavarur ku janë grupuar deputetët që vinë nga listat e LSI. Opozita e re e cila është përqendruar në ndryshimin e sistemit zgjedhor ka gjetur përkrahjen e ndërkombëtarëve.

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po ca ta maresh seriozish ket kjo eshte gjynaf e i duhet caktuar nje kujdestar. ket po e perdorin sic perdoren baben. Pik inteligjence ska, mir kjo, po ska as kureshtje te mesoj. Ka themelu dhe parti pale. Po ta quash Partia Autike ke per ta fitu nje vend ne legjislaturen e ardhshme.

  • Pavarsisht se si do te shkoje rruga e nisur e vajzukes Hajdari.Po di te them me bindje se me keto takime mbashtetja e Amerikes ndaj Z.Hajdari i jep goditje dermuse komplotit SHQUP-ist dhe gjithe agjentures ruse per ti nxjerre jashtqitje nga aktiviteti i veprimtarise dhe trazirave politike pro ruso-serbe ne Shqiperi.

  • Po na behet personalitet Rudina, por do ta shikoni se sa fallco do dali ne fund. Mund te ndertosh nje robot apo celular gjithfaresh, por nje njeri nuk e nderton dot sot ne keto kohe.

  • Nuk e kuptoj perse ja krehin bishtin kaq shume nje idjoteje , siç duket sa me i paafte e debil je me i preferuar!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *