Hajdari: Vendi pa të djathtë dhe me një autokrat

Bora Basholli

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar menjëherë pas procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit.

Ajo nënvizon faktin se vendi sot është pa një të djathtë, referuar braktisjes së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, ndërsa kryeministrin Edi Rama e konsideron autokrat.

“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat”, shkruan deputetja.

Hajdari shprehet gjithashtu se e djathta është në një moment vendimtar dhe se ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme.

“Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shprehet Hajdari.

Rudina Hajdari hyri në Kuvend në vitin 2017-të, si pjesë e listës së Partisë Demokratike, por kur kjo parti vendosi të digjte mandatet, ajo nuk iu bashkua vendimit, duke qëndruar në Kuvend.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *