Hajdarmataj: Çdo ditë një turist humb jetën, ndërsa qeveria bën pushime luksi

Gazeta Dita

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila u la jashtë listave të PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar pas ngjarjeve të hidhura të ndodhura në bregdetin e Vlorës, ku u mbytën 4 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hajdarmataj shkruan se “kryeministri dhe ministrat po shijojnë pushimet jashtë plot luks, teksa vendi ngjan si një zi e zgjatur”.

Duke e cilësuar këtë sezon pushimesh “të trishtë” për shqiptarët, Hajdarmataj thotë se turistëve u mungon siguria në vendin tonë, përpos problemeve të tjra, si mungesa e higjienës apo çmimet e kripura.

POSTIMI I MIMOZA HAJDARMATAJ

Shqipëria më e zezë sot se dje.

Shqiptarët të shokuar, nga dhimbja për jetët e humbura tragjikisht në ujrat e Adriatikut në Vlorë.

Një i ri nga Tetova, sakrifikoi jetën për të shpëtuar motrat shqiptare. Akti më fisnik, më i jashtëzakonshëm që na drithëroi shpirtin të gjithëve.

Por kryeministri e ministrat, në pushime jashtë e brenda vendit, në lluks e në siguri personale, heshtin dhe nuk japin asnjë sqarim, pse cdo ditë humb jetën të paktën një pushues në bregdetin shqiptar.

Ky është sezoni më i trishtë i pushimeve për shqiptarët, si në sigurinë e munguar të jetës, në cmime stratosferike, në thatësirën e ujit, në higjienën e cënuar, në mjedisin e ndotur, në rrugët e bllokuara,…..e plot premtime të pambajtura të qeverisjes “Rama 1” dhe asaj në pritje “Rama 2”.

Vendi ngjan si në një zi të zgjatur…

E.Xh

Share This Article
7 Comments
  • O redaktor, po pse na i prishni humorin qe ne mengjes me kesish budallalleqesh qe shkruajn deputetet injorant si kjo Hajdarmataj. I lini o redaktor ne budallallekun e tyre.

  • Duhet vendosur edhe 1 Minister per detin ose me mire per dallget qe te mbaje pergjegjesi si puna e Poseidonit. Perzjerja injorance plus ligesi eshte e barabarte me PD ose me mire SALI (me rime).

  • Duhet vendosur 1 Minister per detin ose me mire per dallget, nje tip POSEIDONI.Perzjerja injorance plus ligesi eshte e barabarte me PD ose me mire SALI (me rime)
    Sqarim per ata qe vijne nga mali dhe detin e Kane kqyr me 20 vjec per here te pare;POSEIDONI sipas mitologjise greke eshte zoti i detit.

  • Mjafton ti shohesh portretin kasaj dranes per te kuptu se nga vjen dhe sa ka siper tek ajo rrumbullakja qe quhet koke ose kre.Rujna zot thone shkodranet.

  • Ja dhe një këllirë pedeiste që hiqet sikur po i pret barku për jetën e qytetarëve.

    Është aq turtulleshë, sa në vend që t’i kërkojë llogari qeverisë për atë se pse po ikin akoma çdo ditë per lesh nga 4-5 shqiptarë, kapet dhe merr si shembull sakrificën e pashembullt një “turisti” maqedonas.

    Tregon pa pikën e turpitme gisht nga kryeministri, por harron shpejt ato 8 vitet e pushtetit kleptoman te Salih Neronit, kur kryetarka e pleramentit shqupatar kapardisej si gjel qurs mbi motori në shkretëtirat e Dubait.

  • Kjo ish deputete e hajdarit te mates do te ishte mira qe te fliste me shume per tropojen e tropojanet qe i kane dhene voten dhe qe sot jane vertete ne pike te hallit. Por pasi u marri voten qytetareve te vet bejne sikur i shqetson problemi kombetar. Kjo zonje gjate nje legjislacioni parlamentar ka folur vetem 43 here nga vendi dhe nga podi dhe per tropojanet ka ngritur vetem 9 here probleme. Pra, i bie qe ne nje vit per zgjedhesit e saj e qytetin qe e rriti te jete shqetsuar e te sjelle probleme 2.8 here gjate monologjeve te gjata ne ate salle. 31 here ne mbrojtje te sali berishes dhe kusuri fjale rrumbulla per tumbulla. Ky eshte bilanci i kesaj te zgjedhurve nga populli ne parlamentin e shqiperise. Ben mire qe shqetsohet edhe per mbytjet por para se gjithash te kujtohet se nuk e ka bere detyren e saj si e ngarkuar nga zona qe e zgjodhi deputete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *