Hajde moj vasho bandilleja…!

redaktor

Ditën që foli deputetja nga Vlora, Elmazi, më thanë që është profesoreshë në Universitetin I. Qemali, u drodh ekrani i televizionit, u nxi! Ajo përplasi në diskutimin e saj Vaso Pashën me Naim Frashërin për ta parë zonjë Shqipërinë… Po ç’ju desh të bëjë krahasimin, ç’ju desh?!

Prisja që kryetari Meta e n/kryetari Sh. Idrizi e V. Leskaj të shpallnin ditë zie e flamurin ta ulnin në gjysmë shtizë në Kuvendin e Shqipërisë. Prisja që Akademia e Shkencave, Instituti Gjuhësor, mësuesit e shkollave të mesme e nëntë vjeçare të gjuhës të vendosnin shirit të zi në orët e mësimit të gjuhës. Asgjë nuk ndodhi, por u kalua si lapsus e shaka e rëndomtë në emisionet televizive. Po nuk e bëri këtë “shaka” një njeri i çfarëdo qoftë. E bëri një deputete që jep mësim në universitet. E kuptoni ju njerëz gjuhëtarë, ju mësues e votues se ku kemi arritur? Na flasin në podium të Kuvendit njerëz që s’njohin as Vaso Pashën e as Naim Frashërin. Një profesor nga Tirana, Ll. Saqellari më nisi disa vargje për të cilat nuk e dinte autorin. Ja vargjet: Disa hajshin gjellë pa shije/ Se kusia u rrin te vargu/ kurse tjerët tret urije/ Ndijshin erën për së largu!

Nuk e di autorin, por mund të jetë Fishta (edhe lexuesi mund të më ndihmojë). Këto vargje desha t’ia kujtoj edhe Edi Ramës që mund të shkojë së afërmi në Serbi për të promovuar librin e tij “Kurbani”. Kryeministri duhet të lexojë mirë Kurbanin, se shumë gjëra që ka thënë për çdo cep të Shqipërisë për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, ekonominë etj., po ndjejnë erën për së largu.

Serbët mund të pyesin: Sa të mëdha janë fshatrat atje? A rritet misri në ato anë? Sa samar gomari prodhim marrim për fushë? Ç’mënyra përdorni për të kultivuar tokat? Këto pyetje ja bënë edhe amerikanes Wilder Lanes shalianët, kur i vizitoi. Këto pyetje duan përgjigje për ne si fjalët e qiririt.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *