Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I dashuri im Sali Rrumpalla! Nuk po më durohet që të na udhëheqësh në protesta. Të them të drejtën, pas Lulit nuk shkoj, se është frikacak. Hajde bre burrë malësie, shkrepe një herë në shesh të mejdanit siç ja shkrepe Nanos. Mos ki frikë të dalësh në shesh, se nuk të vret njeri me snajper. Të duam të gjallë, të kujtojmë bëmat që i ke bërë popullit.
Ke ca gjakmarrës, por mos u tut or burrë. Të duan të gjallë se nuk kanë me kë të merren më pas. Gazetarët dhe analistët vdesin për ty. Kërkojnë lajme dhe populli komenton dita ditës çudirat e tua. Lëre atë mu.. facebook-u… se nuk ta var njeri. Dil të dalim, se nuk mbaj mend sa kohë ka kaluar nga mitingjet e fundit. Dil të marrim ca lekë, se ato që na dhe po na mbarojnë. I yti me dy gishta deri në vdekje!
