Kam dëgjuar dhe dëgjoj se ndonjë ose edhe më shumë se një të quajtur universitete private japin bursa studimi krejt falas ose me çmime shumë të reduktuara për forumet e partive politike.
Unë nuk e di sesa është e vërtetë kjo gjë. Nuk u besoj veshëve.
Por nëse ka ndodhur apo ndodh, sipas meje është një formë korrupsioni mbi politikën, një financim i fshehtë dhe i paligjshëm i partive politike, një dukuri që duhet të hyjë brenda kuadrit të ligjit mbi dekriminalizimin e politikës.
Është gjithashtu edhe një formë presioni ndaj politikës për t’i marrë pastaj benefice ta zemë për të shkatërruar universitetet publike apo që avantazhon lubinë, që duhej ndaluar nga ai që duhej të ishte liigj për arsimin e lartë që mos qoftë.
Me paratë e studentëve të zakonshëm që paguajnë kokërr më kokërr lekët e cmimeve të kripura për studim, a thua se studjojnë në Oksford, duke i keqpërdorur, me anë të këtyre të ashtuquajtura bursa për studim influencohet politika dhe bëhen borxhlinj dhe akaparohen politikanë të ardshëm dhe ndikohet jeta e brendshme e sotme e partive politike.
Këta pastaj i kanë gati në mënyrë të privilegjuar edhe vendet e punës sapo dalin nga furra arsimore si bukë ende të papjekura.
Pretendimi se gjoja këto bursa u jepen të gjitha partive politike për forumet e tyre rinore, nëse ndodh pra, është jo justifikim por vetëm pranim i faktit që dukuria qenka virusale, me metastaza kanceroze, dhe e për’hapur si mikrobi i murtajës.
Eshtë formë rryshfeti e përkeqësuar.
Si nuk ka ndonjë forum studentor që në vend të manipulohet nga lubingjet, të
dalë në korridor dhe t’i thotë :
Cfarë po i bën lekët tona!!!
Ore, a ka ndonjë pilot në avion? – pyeti stjuardesa duke dalë nga kabina e pilotazhit.
Ore, a ka ndonjë institucion që e investigon këtë çështje?
Se mbase nuk është e vërtetë mo! Mbase janë vetëm llafe!

Keto universitet private. Mund te quhen me plote kuptimin e fjales :UNIVERSITETE PIRATE:
Jane vertet mashtrues te medhenje.
Thone japim bursa falas dhe kur vjen momenti studenti fitues duhet paguaj mbi 200 eura takse.! Pa llogaritur shpenzimet ekstra.
Po universitetin e Cilit ti e ndertove nga koha zero o plaku Fuga. Dhe ne platformen e universitetit ti e ke vendos qe duhet me dhane bursa per sportistet, artistet, politikanet e rinj dhe familjet ne nevoje. Ja paske fut Naimit qe ne ate kohe, me paramendim plako, me qitje te larget e te gradueme.
Profesor nuk na the gje.Nuk kemi nevoje me dite se c’ke ndigjuar.Investigo dhe na thuaj ate qe eksiston realisht.Me trhashetheme mos u mer se gjithmon mbetesh jashte realitetit.
Po, eshte UET. Madje dhe e reklamon kete gje ne gazeten e saj mapo. Ai qe po fiton ne çdo fshat te Shqiperise si kryetar i ardhshem i FRPD eshte student i ketij universiteti,
Mjaft ju lutem me Fugen! Nuk ja vlen! Eshte bere si Prec Zogaj! Analist per gjithcka!
Fuga ka fuqine ti thote gjerat ne sy, dhe jo si ti qe fshihesh pas nje nickname. Ajo qe thote prof. Fuga eshte e drejte. Universitetet si ai i Cilit po e shkaterrojne arsimin e larte me gjoja imitimin e sistemit Anglosaksone. Kerkojne te kopjojne sistemin Anglosaksion, harrojne qe duhet te kesh nje infrastrukture qindra vjecare ta ngresh ate sistem, perndryshe ben nje kopje te shemtuar qe vetem se e prish sistemin arsimor.
Mos u merni as me Fugen as me vrapin. Lexoni (nqs mundeni ), ate qe thot qytetari Artan Fuga.
Prostitucionin me parapagim.
Sikur ka kaluar pak ne psikopati ky Fuga?