“Hajdutët e energjisë”, 13 persona të arrestuar në 72 orët e fundit

Dita

Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë bërë të mundur arrestimin e 13­të personave në kuadër të operacionit “Hajdutët e Energjisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 95 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE duke kryer kontrolle në 4.245 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 22 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.

Gjithashtu janë ndërprerë 2.654 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 221 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *