‘Hajdutët e energjisë’, 8 tregtarë në pranga

Dita

Policia ka arrestuar 8 biznesmenë në flagrancë, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Në kuadër të operacionit të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe OSHEE­së, janë kryer 4.105 kontrolle, ndërsa kanë rezultuar 14 raste të vjedhjes së energjisë.

Sakaq, forcat policore kanë shpallur në kërkim 4 persona, ndërkohë në gjendje të lirë po hetohen 2 persona. Sipas informacioneve që vinë nga Policia e Shtetit, po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga ato.

“Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE­së.”, citohet në njoftimin e policisë.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo Bravo oshee dhe policia nuk behet shteti po nuk u beme ne rop qe zbatojn rregulla e ligje.Prandaj drurin kokes te gjithe hajduteve dhe sidomos ketyre pis nesmenve hajdute te ju kontrollohet biznesi dhe pasuria e ven sa e ligjshme esht se nuk u be hajdut sot per nje dit por i tille ka qene.

  • ska llafe. kur shteti do me zbatu ligjin, ska me biznesmen. bien poshte te gjitha fjalet e pd qe thote qe goditen vetem te varfrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *