Hajdutët e grevës së shkurtit 1991

redaktor

Çfarë i tha Berisha i shqetësuar, Ramizit për grevistët.

Loja ‘me dy porta’ e Azemit. Rrjedha reale e grevës dhe e rrëzimit të statujës së Hoxhës.

Cilët ishin heronjtë e vërtetë dhe një shënim mbi vazhdimin e grabitjes dhe shtrembërimit të historisë, edhe nga ata që ‘rrëzuan’ diktaturën…

Më poshtë një bisedë me Izet Haxhinë për të treguar rolin e vërtetë të Berishës, Hajdarit, Pashkos…

 

– Izet, dje PD organizoi një mbledhje në kujtim të 25 vjetorit të grevës së urisë së studentëve të Tiranës në shkurt të 91-shit, e cila solli rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Cilat janë meritat e PD-së në këtë ngjarje?

– Po, kjo është një ngjarje që duhet kujtuar, por jo nga PD-ja dhe Berisha. Pse e them këtë? Sepse pas krijimit të Partisë Demokratike u duk qartë që struktura drejtuese e saj me Berishën ishin për një qëndrim të butë ndaj nunit të saj Ramiz Alisë. Dihet që ky me manovrimet e tij donte të ruante statuskuonë e vjetër. Por njerëzit ishin të etshëm për ndryshime të dukshme dhe një pjesë e studentëve promotorë të dhjetorit me në krye Shinasi Ramën krijuan shoqatën “Fan Noli”. Shinasiu shkëputet nga ndikimi i PD-së. Aty nga mesi i shkurtit filloi një grevë e studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor në Kamëz. Kjo u përkrah edhe nga studentët e Universitetit të Tiranës nën drejtimin e kësaj shoqate. U paraqitën kërkesat për dekomunistizim të institucioneve dhe kryesorja ishte heqja e emrit të diktatorit nga universiteti. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga pushteti i asaj kohe. Prandaj u vendos të kalohej në përshkallëzimin e protestës dhe futjen në greve urie.

– Si ishte situata në qytetin “Studenti” ato ditë?

– Në qytetin “Studenti” u organizuan mitingje ditore ku filloi të flitej në mënyrë të hapur kundër diktaturës dhe diktatorit. Studentët morën një përkrahje të gjerë edhe nga populli i Tiranës. Regjimi vendosi mbylljen e universitetit për një kohë të pacaktuar dhe, mesa më kujtohet ministër i arsimit ka qenë Kastriot Islami. Kjo pra ishte situata përpara futjes së studentëve në grevën e urisë.

– Sidoqoftë, Berisha vlerësoi lart dje rolin e PD-së dhe të Azem Hajdarit në rrëzimin e statujës së Emver Hoxhës. Sa i saktë është ai në këtë vlerësim?

– Nuk ka asgjë të saktë. PD ishte kundër këtij veprimi. E quante ekstrem, por studentët ishin stoikë në vendimin e tyre. Pasi u bë regjistrimi i atyre që do hynin në grevë në sallën e kinoklubit të qytetit “Studenti” u bë mbyllja e derës me çelës dhe nuk u lejua komunikimi me jashtë. Nga ana tjetër, PD filloi bisedimet me Ramiz Alinë. Delegacioni i PD u takua me Ramizin në zyrën e tij, ku ndodhej edhe “i urti” Sabri Godo dhe, siç u mor vesh pas disa minutash, edhe Skënder Gjinushi që ndodhej i fshehur në një aneks të zyrës së Ramizit, duke përgjuar bisedën në mes të delegacionit të PD që thoshte se “Nuk kemi

Sali Berisha dhe Izet Haxhia
Sali Berisha dhe Izet Haxhia

dorë në këtë grevë urie”, çka ishte dhe e vërtetë. E dëgjova atë që tha dje Berisha. Po si nuk heq dorë ai njeri nga mashtrimet që bën?! Unë e them hapur: Ai dhe PD kanë qenë kundër kësaj greve të urisë. Kurse Azemi mundohej të luante me dy porta. Por e vërteta është se as Azemi, as PD nuk kanë patur asnjë rol në këtë grevë urie. Përkundrazi, kanë qenë kundër saj. Por gjërat që dalin të suksesshme janë munduar gjithmonë t’i përvetësojnë. Ata, pasi kanë dëgjuar kërkesën e Ramizit që kërkonte ta ndante universitetin në katër pjesë dhe kështu binte edhe emri i diktatorit, kanë shkuar tek studentët dhe janë përzënë prej tyre pas kësaj kërkese.

– Nga gjithë protagonistët e asaj kohe, Berisha veçoi dy: Azem Hajdarin dhe Gramoz Pashkon, të cilët i quajti “heronj”. Veçoi edhe Rajmonda Bulkun, që e quajti heroinë. Sa përputhet kjo me realitetin e atyre ditëve?

– Po çfarë heronjsh ishin ata? Paska harruar ta fusë edhe veten e tij mes këtyre ‘heronjve’, po me siguri emrin e tij do ta fusë Bujar Nishani që mori bustin e Enverit nga Shkolla e Bashkuar e Oficerëve, ku ka qenë me detyrën e kapterit, apo Kaçi i Zi që jepte urdhra për mbylljen e universitetit. Këta heronj dhe heroina e vetme Bulku nuk kanë pasur asnjë rol në rrëzimin e bustit. Për çfarë heroizmi të Rajmondës mund të flitet, kur ajo vetëm se u bëri thirrje grave të protestonin para televizionit shtetëror që nuk po pasqyronte këtë grevë. Apo Pashkos që ishte duke pirë në vilën që i kishte ngelur nga babai prokuror i regjimit? Po më vjen çudi që Berisha paska harruar kapter Nishanin ta bëjë ‘hero’ sepse kontributi i këtyre heronjve është i njëjtë. Apo Azem Hajdari! Dua të shtoj që Azemi ditën që është rrëzuar busti ka qenë duke fjetur gjumë tek i vëllai në shtëpinë e tij tek rruga “Fortuzi” ndërsa Berisha sillej në shesh me veturën e modelit “Varshavë” të Mehmet Elezit.

Po të flasim për heronj të asaj kohe, ata mund të jenë të gjithë studentët që morën pjesë dhe populli i Tiranës. Mund të veçoja disa emra si Shinasi Rama, Blendi Gonxhe, Arben Lika, Ajet Ramcaj, Ndue Lugja… e shumë të tjerë.

– A është folur gjatë kësaj kohe për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në Tiranë, e kam fjalën para grevës së studentëve në muajin shkurt të ‘91-shit?

– Lëvizja e studentëve të ndarë nga PD e të grumbulluar në shoqatën “Fan Noli” nuk ka qenë e ndikuar nga PD. Përkundrazi, kjo lëvizje dhe arsyeja e ndarjes së saj nga PD ishte se ata shifnin tek PD një krijesë të regjimit, që ishin në kompromis me regjimin, pavarësisht retorikave e fjalëve që kishin filluar të dëgjoheshin në gojën e këtyre drejtuesve të PD-së, si antikomunistë e opozitarë. Bile, PD dhe Berisha ishin kundër kësaj lëvizjeje me justifikimin se mos acarohej regjimi. Por, pas suksesit që pati kjo lëvizje me grevën e urisë që çoi në rrëzimin e statujës dhe bashkë me të edhe të mitit të Enverit, Berisha u mundua të merrte për vete meritat e kësaj ngjarjeje. Si gjithmonë, kuptohet. Nga ana e PD-së dhe Berishës as që nuk mund të mendohej që të merrej një aksion i tillë.

makina-berish– Sidoqoftë, çfarë mbani mend nga ajo ditë, pra nga 20 shkurti ‘91?

– Pas rrëzimit të bustit Sala tha që ‘më duhet të shkoj në takım me Ramizin’. Si duket një takim i lënë më përpara, sepse ku do ta merrte lajmin Sala për këtë takim? Në qytetin “Studenti”? Pasi ia kishte dorëzuar makinën Mehmet Elezit, morëm një makinë të televizionit që ishte në qytetin “Studenti” dhe u drejtuam nga Presidenca. Berisha hypi në vend të parë. Unë nga pas. Kur po kalonim tek Libri Universitar, aty Berisha kërkoi të ndalonim sepse pa disa njerëz që donte t’i takonte. Aty kam pa Haxhi Lleshin, Shefqet Peçin, ishit këta të byrosë të shqetësuar. Aty siç kam thënë edhe më parë ishte një burrë i gjatë, Berisha u afrua t’i thoshte diçka dhe ai filloi t’i gjuante me çantë dhe duke i thënë: “Tradhtar, spiun!” Berisha uli kokën dhe ai vazhdonte t’i qëllonte me çantë. Shoh në një çast që ky personi nxori pistoletën për të goditur. Unë hidhem nga sipër Berishës dhe kap dorën e tij. I kërkova shoferit t’i jepte gaz. Më vonë kam marrë vesh se ky personi ishte Dine Abazi. Ai ka qenë një njeri që ka ndihmu shumë Berishën në ngritjen e tij…

Bisedoi Xhevdet Shehu

Share This Article
4 Comments
  • AJDUTI I GREVES.

    Krye ajduti i meritave te studenteve per greven e shkurtit 1991 eshte saliu, i udhezuar nga ramiz bythelepiresi i enverit.Prapa saliut ishin bythelepiresit e tij ne mbrojtje. Ata sot kane biznese qe vjedhin shqiptaret dhe mbajne me para saliun, sa here i duhen..

    Aleat saliu kishte pangopesine personale per pushtet karierist.

  • O Xhevdet i nderuar…

    Po ce o…Izetit ia kerkoni ju te flas edhe per Dhjetorin?!
    Po ne te gjithe e dime c’ishte ai: nje ruajtes i trupit te Berishes, nga qe ishte tropojan, dhe si i tille sherbeu.
    Edhe ne ekto qe thote, pa e kuptuar, Izeti e rrefen berishen dhe Ramizin sikur jane kujdesur te shpetojne Paqen, teksa ata kerkuak te shpetojne veten e tyre dhe te transferojne pushtetin.

    Izeti eshte aneksi i Berishes, ne tere kuptimet e fjales, per tere sherbimet, pjesa e dhunshme e asaj kohe,
    Mund te dalin disa individe jo te shkalles se ulet ne PD , ne Parlament apo Qeveri, qe provojne se kishin frike nga ai. Se i rrihte, apo jo Xhode?!

    Berishen e keni ketu, Izeti eshte nen hyqmin e Erdoganit tani. Berishen thirreni nen pyetje, edhe per keto gjera. Por te kerkosh ideologun tek Izet Haxhia eshte turpi vete…

  • Nga ky rrefim i Izet Haxhise lind pyetja: perse i shkove mbrapa dhe i sherbeve Berishes kur e paske ditur sa i keq paska qene? Perse u solle si kafshe dhe kriminel nen urdhrat e tij?

  • Mjaft me fjalē boshe!
    Berisha do mbetet nē histori pēr kontributin e vyer kündēr kafshēve tē komunizmit.
    Bēni ju tani mē mirē nē vend tē merreni me fjalë për të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *