Hajdutët e skrapit u turren edhe urave

anazapta

Vjedhja për skrap nuk kursen më as gjërat më të domosdoshme në jetën e përditshme. Pas rasteve të shumta të vjedhjes së transformatorëve, të cilët lënë pa energji fshatrat me ditë e javë të tëra, vjedhësit e skrapit “hidhen në sulm” edhe në objekte të tjera, mjafton që të jenë prej hekuri.

Kështu, një vjedhje e tillë është shënuar dje në Vaqarr, ku dy të rinj kanë vjedhur urën që lidh dy fshatra të kësaj komune. Ervin Kodra, 31 vjeç dhe Emilian Bardhi, 32 vjeç, kanë arritur të shkëpusin një pjesë të urës që lidh fshatrat Lalm dhe Allgjatë. Por fatmirësisht, informacioni që ka mbërritur në polici ka bërë që uniformat blu të kapin dy të rinjtë në flagrancë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale pjesë hekuri nga skeleti i urës si dhe një automjet me targa TR 5089 L.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *