Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një fotograf rreth 18 vjeç ka rënë pre e grabitjes nga katër persona.
Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë në Shkodër. Fotografi është “joshur” nga katër grabitësit përmes një llogarie në “Instagram”.
Ata kanë komunikuar me të duke e sjellë deri te rrugica ku kishin planifikuar ta grabisnin.
Mirëpo gjithçka nuk ka shkuar sipas planit, shkruan “Panorama”. Fotografi ka bërë rezistencë dhe personat janë larguar.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet dhe punën për kapjen e autorëve.

Metode shume e vjeter kjo – kur i varnin ne shale te bicikletes ne oborr dy bileta per filmin apo cfaqjen e preferuar e manej hajdutet benin zanatin