Hajdutët shkojnë për të vjedhur, vrasin të zotin e shtëpisë

anazapta

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Merçi të Lezhës. Një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnatën e kaluar gjatë një grabitjeje.

Mësohet se 55-vjeçari Preng Doda pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar, të cilët kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij.

Ai i ka pikasur hajdutët që i kishin hyrë në shtëpi, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar mbi të me armë zjarri. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve të krimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *