Hajdutët vodhën kapakun, shpërthen pusi i naftës

redaktor
Shpërthen një fontan i një pusi nafte në fshatin Belin në zonën e Marinzës në Fieri. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se pusi nuk ishte në punë në kohën e shpërthimit teksa shpërthimi vijon prej 1 ore.

Shpërthimi ka shkaktuar panik, pasi rrezikon banesat e fshatit të cilat ndodhen pranë pusit ku ndodhi shpërthimi.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar nga shpërthimi, ndërkohë specialistët po tentojnë të shmangin pasojat e shpërthimit, pasi vijon të çlirohet gaz dhe naftë bruto. Bankers Petroleum ka mobilizuar punonjësit për të bllokuar tubacionet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të vjedhjes së kapakut të pusit, me qëllim për të shitur për skrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *