Hajduti nga Saranda vjedh motorin me “profesionalizëm” të rrallë

Dita

Një vjedhje është filmuar në Sarandë. Bëhet fjalë për një profesionist që me sa duket nuk e ka për herë të parë. Duke kaluar në rrugë, ai ka ndeshur një motor që i është dukur “i vetmuar”.

Pasi ka kontrolluar zonën dhe pasi kjo e fundit ka rezultuar e pastër, ka ardhur moment që ai të tregonte aftësitë që zotëronte. Profesionalizmi i tij nuk e ka lënë në baltë pasi vjedhja ka përfunduar me sukses.

Për të ndezur motorin, hajduti preu telat e kuadrit dhe i bashkoi. Më pas u akomodua dhe u largua krenar nga vend i ngjarjes duke harruar një detaj, kamerat.

https://youtu.be/FrzSZfEVqYc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *