Një shqiptar 32 vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i një ndërtese në Torino, teksa përpiqej të zbriste duke u kacavjerrë nga ballkoni.
Ai është shtruar në spital, ku ndodhet në gjendje arresti nga karabinierët për vjedhje.
Shqiptari kishte hapur me forcë derën e një apartamenti dhe po e plaçkiste. Kur dëgjoi të zonjën e shtëpisë që hyri brenda, nxitoi të zbriste nga ballkoni, duke mbajtur varur në qafë një çantë me orë dhe pará, por u rrëzua në oborr dhe pësoi disa fraktura të rënda.
Ulërimat nga dhimbja tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve të cilët thirrën ambulancën, ndërkohë që ndërhyri menjëherë një patrullë karabinierësh.
Shqiptari u arrestua dhe u transportua me urgjencë në spitalin CTO, ku është ende në prognozë të rezervuar.
Sendet e vjedhura iu kthyen të zonjës së tyre.
