Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Hajmalitë e heronjve tanë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Hajmalitë e heronjve tanë
Letrat e Lexuesve

Hajmalitë e heronjve tanë

redaktor
Published May 21, 2015
Share
SHARE

Nuk e dija, por më tregoi gazeta “Zëri i Kosovës” se ushtari që vrau Isa Boletinin i mori koburen trofe dhe ajo qëndron akoma në familjen e Gjilasve si shenjë triumfi. Pra Milovani mburrej se babai i tij ka vrarë nacionalistin Isa Boletinin. I mjeri Gjilas, i mjeri. Ai nuk e dinte dhe vdiq pa e ditur se Isa nuk mbante vetëm 1 kobure. E dinte Inglitera si e fshinte koburen Isa. Pastaj Isa u vra në pritë, e në pritë vritet edhe mbreti. Për problemin e trofeve të trimave unë mësova diçka më të madhe që e tregon Zef Skiroi. Ngjarjen do ta lidh në fund me Isa Boletinin. Ja ngjarja shkruar nga Zef Skiroi:

– Trupi i Skënderbeut u varros në kishën e Shën Nikollës në Lezhë. Më 1478 Mehmeti II pushtoi qytetin dhe e gjeti varrin. Copat e eshtrave i lyen me ar. Në Kostandinopojë Osman Angar Reis Efendi i Divanit e mbante një relike të tillë. Ai nuk do ta jepte atë relike me asnjë çmim, kështu ishte i sigurt se nuk do të goditej me thikë mbas shpine apo vritej në betejë. Më vonë ai kishte vdekur. Kur pyeta të birin mos ishte vrarë në Danub me ushtrinë e vezirit, më tha:

– Oh, jo, babai im nuk mund të vritej. Ai kishte me vete një eshtër të Skënderbeut. Ai vdiq nga litari i sulltanit ndaj të cilit eshtra e Skënderbeut s’mund ta ruante. Këtë ngjarje unë e besoj dhe për një arsye të madhe. I referohem gjuhëtarit Eqerem Çabej kur shkruante se: Kur veprat e Skiroit të dalin në dritë, ai do zërë vendin e parë në letërsinë shqipe. Le të kthehemi te koburja e Isës. Duhet të ketë pasur një shkak për ta marrë trofe atë kobure. Ishte trofe legjendare. Të tilla trofe si koburja e Gjilasit e marrë prej Isës, ashtu si eshtra e Osmanit Agës e marrë prej Gjergjit, janë trofe legjendarësh të cilat pohohen nga vetë armiku, që do të bëhet i pavdekshëm.

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

redaktor May 21, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?