Hakerat marrin faqen e Papës

anazapta

Hakerat islamikë kanë sulmuar dhe marrë nën kontroll një faqe në “Facebook” dedikuar Papa Françeskut. Faqja me mbi 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social është në fakt një funpage (faqe e krijuar dhe menaxhuar nga admiruesit e tij).

Para hakërimit në këtë faqe “Facebook”-u mund të lexoheshin mesazhe të Papës, madje edhe dje ishte azhurnuar një vizitë e Papës në Molise.

Por prej paradites së sotme lexohen fyerje dhe blasfemi në gjuhën arabe dhe një seri fotosh e videosh që lavdërojnë islamin dhe janë kundër Izraelit.

Sulmi i hackerave në këtë faqe “Facebook”-u vjen edhe pas zhvillimeve të fundit në botën arabe ku organizata terroriste ISIS ka shpallur krijimin e një kalifati, shteti islamik.

Faqja e hakuar është mbyllur  rreth orës 21:30 nga ana e rrjetit social “Facebook”. / Zeri

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *