Një grup piratësh kompjuterikë të dyshuar për një sulm masiv ndaj sistemeve kompjuterike të disa kompanive të mëdha në Amerikë dhe Europë kanë kërkuar 70 milionë dollarë në kriptomonedha në këmbim të zhbllokimit të të gjitha sistemeve.
Kërkesa u bë të dielën në “dark web” që përdoret nga grupi REvil.
Sulmi kibernetik i së premtes goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në mbarë botën.
FBI tha se grupi REvil ishte përgjegjës për një sulm të ngjashëm në fund të majit që bllokoi operacionet e kompanisë JBS, më e madhja në botë për përpunimin e mishit. / A2

Nuk ka jete te lumtur ne sistemin ku”njeriu ha njerine”..! Poshte kapitalizmi.! Lavdi socializmit pa “djaj”..!
A je i sigurt qe mund te kete”socializem pa djaj”? Futi nje raki pa alkool, qe ta kuptosh tamam.
Shumë e vertetë kio që thoni ju.