Hakmarrja dhe dëshpërimi shtysë e rekrutrimit të të rinjve për xhihadistë

Elton Tafaruci

Problemet ekonomike, kërkimi drejt një kuptimi të jetës së tyre si dhe dëshira për hakmarrje janë faktorët kryesorë që i shtyjnë të rinjtë sirianë t’i bashkohen grupeve xhihadiste, sipas një studimi të publikuar sot.

Raporti i realizuar nga “International Alert”, një OJQ që ndihmon popullatën për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore bazohet në takimet me pjesëmarrjen e 311 sirianëve dhe të afërmve të tyre në Siri, Liban dhe në Turqi, dy vende që mirëpresin një numër të madh refugjatësh.

Sipas kërij studimi, të rinjtë nga mosha 12 deri në 24 vjeçare janë më të shumtë në numër që duan të bëhen pjesë e grupeve xhihadiste si grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ose Frontit Al-Nosra, dega siriane e Al-Kaedës.

Në vend që të jenë të tërhequr nga ideologjia ultra-konservatore e këtyre grupeve, këta të rinj janë kryesisht të motivuar nga domosdoshmëria për të fituar jetesën, dhënien e një kuptimi jetës së tyre, rivënien e dinjitetit dhe besimit në një detyrim morale për të mbrojtur, për t’u hakmarrë ose për t’u mbrojtur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *