Hakmarrja greke, Athina i heq nënshtetësinë kryebashkiakut të Himarës

DITA Online

 

Mediat greke kanë raportuar se shteti grek ka miratuar një vendim, sipas të cilit i hiqet shtetësia greke kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro.

Sipas “tahydromos.gr” vendimi tashmë është firmosur nga ministri i përkatës, Panos Skourletis dhe pritet të publikohet në Gazetën Qeveritare (GG), shkruan Respublica.al

Shtetësia greke i ishte dhënë kryebashkiakut të Himarës disa vite më parë për shkak të origjinës greke.

Në artikull thuhet se vitet e fundit të qëndrimit të tij në bashkinë e Himarës, Goro, ka ndërhyrë shumë herë me vendime dhe veprime që goditën interesat thelbësore të komunitetit grek në rajonin e Himarës, të drejtat e tyre kombëtare, ato të pronësisë, dhe besimit fetar.

Sipas gazetës veprimet kulmuan në prononcimet për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit.

Në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes  së bashkatdhetarëve të tij, thuhet më tej në shkrim.

Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke, citon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre dëmtojnë kombin grek.

Sipas të njëjtave burime shërbimet kompetente greke kanë një listë personash nga zona e Epirit të Veriut, kryesisht kryepleq, të cilët, pas marrjes së kombësisë greke, duke injoruar betimin, në shumë raste kanë bashkëpunuar hapur me autoritetet shqiptare kundër bashkatdhetarëve të tyre.

Share This Article
13 Comments
  • Ka lezet. Tani patrioti Goro eshte puro Shqiptar. Keshtu behen gjerat tamam, jo gjysem Shqiptar e gjysem Grek. Edi Rama mund te krenohet tashme me Goron.

  • Gjaku shqiptar i Goros nuk u be uje me 300 eurot dhe me pashaporten greke.
    Gjaku shqiptar rrjedh i paster ne rembat e Gorove dhe te gjithe himarioteve.
    Janulla enderonte ne diell kur pandehte se parate e pashaportat greke mund ta bejne himariotin grek.
    Thirrja e te pareve iliro-epirote eshte aq e fuqishme sa i mbyt grahmat mjerane te Asfalise se Janulles.
    Gorot jane prova te gjalla te atdhetarise gjithenje ne rritje te shqiptareve.
    Rrofte Himara jone atdhetare.
    Po merr dermen shpura e mjere e tradhetareve te gjakut te te pareve.

  • Greqia pretendon te komandoj kryetarin e bashkise se zgjedhur nga populli himarjot. Ne kete qendrim vetem demokraci nuk gjen. Dikush mund ti informoj greket qe himara eshte toke shqiptare!! Hoqen nenshtetesine? E pastaj? Jeta vazhdon ..dhe eshte me e bukur se nuk ke detyrime te tjera pervec atyre per popullit tend.

  • Ju servilat e Italianit, te turkut, te amerikanit apo te dreqit,luftuat dhe vrate me qindra Arvanitas vetem se ishit dhe jin myslimane camer.
    Arvanitasit ishin, jane dhe do jene Greke, luftuan dhe dhane jeten per Greqine kur ishte Turqia,kurse ju qe
    jua qi…..u fare dhe fis turku luftuat per turqine.
    Pse nuk luftuan per “shqiperine”Arbanitasit e kini bere ndonjehere ate pyerje?
    Turqi ishte, Pashalleqe, nuk kisjte shtete te tjera.
    Gjaku I ture ishte, eshte dhe do jete Greke.
    Gjuha e tyre nuk eshte Latine, turke, greke, angleze qe quhet glua (glosa) e bukur (buatiful) Albanistance, me flamurin (flug) Greke te Bizantit si simvolo (simbol).
    Epo kur thoni edhe ju per histori, qe nga koha e Majmunit (monkey) deri tek terheqja e Turqise ne 1912ten ishit pjese e tre Perandorive.
    Po tani qe jini shtet(state) interesant, me culture, me basement Pellazgjishcen pse nuk urreni ate qe ju ka vrare, perdhunuar,ju ka marre pengje dhe ju e doni?
    “Njerez”pa dignytet, nder, resspetto, gjak jane turkoallvanosat.
    Mos masjteoji vetem, se bota ju njef mire.

  • Shume e drejte, jemi shqiptare dhe s’ka grek apo cdo lloj tjeter te na tjetersoje!!! Gjaku s’behet uje, keto troje jane lare me gjakun e patrioteve e bijeve te ketij populli. Pastaj akoma s’e kane kuptuar greket se Himara eshte toke shqiptare

    • Per pellazgos: Je analfabet, budalla, gomar dhe servile I grekeve. Kur flasim per histori themi ca kane bere shqipetaret e nuk na intereson as turku as greku, shko e lepij bythen e grekut e zhduku nga shqiperia, se ske vend atje

  • Thashe une, eshte gabim ta quash jorgaqis, kur e ka emrin Gjergji. Ne fakt, ta themi hapur, Gjergji do kete bere ndonje marifet te vogel per te marre nenshtetesine, se me prefte mua po ka origjine greku. Po hajde, vajti haka tek i zoti. Me mire kryetar bashkie se elinas me histori fallso.

  • Kjo është një nderë i madhë që i bëhet pinjollit të fisit GORA në Himarë ,larg bythëlëpitsve të Bollanve që i bëjnë grekut .

  • Thone se do ti japin nenshtetesine Bashes e Metes. I pari shiti detin, kurse i dyti eshte nje nga lepiresit me te medhenj te politikes Greke.

  • Tani Goro mund te aplikoj per azil ne Gjermani, qe te bej perseri dokumenta Europiane. Te marre edhe Ramen me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *