Hakmarrje për Brexit? Ja kush mund ta ketë infektuar Johnson

J L
Britain's new Prime Minister Boris Johnson waves from the steps outside 10 Downing Street, London, Wednesday, July 24, 2019. Boris Johnson has replaced Theresa May as Prime Minister, following her resignation last month after Parliament repeatedly rejected the Brexit withdrawal agreement she struck with the European Union. (AP Photo/Frank Augstein)

Kjo, mund të jetë një hakmarrje për Brexit.

Kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail, e cila është vënë në kërkim të pacientit zero, njeriut që e solli koronavirusin deri në nivelet më të larta të qeverisë britanike.

I prekuri më i rëndësishëm nga infeksioni është vetë kryeministri, Boris Johnson.

Po kush mund ta ketë infektuar?

Këtu gazeta bën një investigim dhe thotë se virusi mund të ketë ardhur nga kryenegociatori i BE për Brexit, Michel Barnier.

Ky i fundit u takua më 5 mars me David Frost, kryenegociatorin e Britanisë për Brexit.

Më 19 mars, Barnier tha se është testuar pozitiv për koronavirus.

Një ditë më vonë, Frost hyri në vetëizolim me simptoma të buta. Ai u bë i pari person në rrethin e ngushtë të kryeministrit Johnson me koronavirus.

Menjëherë, të tjerë zyrtarë të lartë nisën të punojnë nga shtëpia.

Dy ditë pas nuk u ndje mirë, dhe një ditë pasi testi e konfirmoi pozitiv, Johnson nisi të drejtojë vendin nga vetëizolimi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *