Portieri i Kukësit, Argent Halilaj foli për kampionatin dhe rrugën e gjatë që e pret skuadrën e tij. Ai deklaroi se ndeshjet e para kanë qenë të lehta, por me sfidën e radhës kundër Laçit çdo gjë do të jetë më e vështirë, pavarësisht kësaj vlonjati, i cili ka 3 vjet që luan për verilindorët tha se ekipi i tij do të synojë fitoren. Lojtari pohoi se në luftën për titull shikon skuadra si Tirana, Flamurtari, Skënderbeu dhe natyrisht edhe Kukësi.
