Halili letër tifozëve: Na mungoi mentaliteti fitues

redaktor

Pas humbjes me Kukësin, largimin nga objektivi për të siguruar një vend në Europa Ligë dhe dorëheqjen e trajnerit Gugash Magani, presidenti i Tiranës, ju drejtua me një letër të hapur të gjithë tifozëve dhe klubit bardheblu duke pranuar se skuadra nuk arriti objektivin dhe duke analizuar situatën e krijuar. Sipas presidentit të bardheluve përgjegjësia e parë bie mbi mentalitetin e ekipit, klubit dhe funksionimit të tij.

“Mentaliteti i një ekipi fitues, do të jetë ndryshimi i parë, thelbi i funksionimit të klubit, ekipit dhe lojtarëve. Mentalitet i një ekipi fitues, do të nisë që tani, që në këtë moment. Kushdo nesër që do të jetë pjesë e Tiranës, lojtar në fushë apo lojtar rezervë, drejtues klubi, apo punonjës i tij, do të ketë mentalitetin dhe shërbimin në një ekip fitues- thekson Halili. Sipas tij, përgjigjja e dytë është shpirti i skuadrës: “Çdokush nga lojtarët që do të luajë në fushë, apo do të jetë në stolin rezervë, çdokush nga drejtuesit e klubit, apo të pankinës, çdokush nga punonjësit, do të ketë frymën dhe shpirtin e Tiranës, sikurse unë i pari. Dhe kjo nuk është më një përgjegjësi, është detyrim”.

Ndërsa përgjegjësia e tretë sipas presidentit të bardhebluve lidhet direkt me organizimin e një skuadre fituese. Halili falenderoi gjithashtu dhe trajnerin Magani për punën e bërë me ekipin duke mirëkuptuar vendimin e tij e për t’u tërhequr nga drejtimi skuadrës ndërsa e cilësoi si një person të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj Tiranës ndërsa në fund falënderoi dhe të gjithë tifozët e skuadrës, pa të cilët sipas Halili, Tirana do të ishte memece.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *