Kemi dëgjuar shumë mufka nga Dr. Halimi këto javë fushatë elektorale, por me sa duket në një pikë ai është i sinqertë, përderisa e ka përsëritur disa herë. Gjatë takimit të sotëm me biznesin, Kosova dha mbështetjen e tij publike për kandidatin e majtë, Erion Veliaj, duke u kërkuar qytetarëve të votojnë drejtimin e duhur, i cili është slogani i koalicionit të majtë.
“Një njeri me provë, me fakte të dukshme dhe të prekshme, transparent gjithmonë me qytetarët, është garancia më e madhe që vota e çdo njeriu do shkojë në drejtimin e duhur. Unë këtë kam në dorë, që emrin tim ta vë në tavolinë. Pse e kam bërë këtë, sepse kam pas dhe oferta të tjera, por tani jam i bindur se njerëzit më shumë se kurrë mendojnë që individi…” deklaroi sot Dr. Halimi.
Por, deputetes së PD Jorida Tabaku, e vetmja nga PD që e shoqëron rregullisht Dr. Halimin në fushatë, pasi pjesa tjetër e partisë e kanë lënë jetim, i ngriu gjaku nga mufka e radhës, rrëmbeu menjëherë mikrofonin dhe u mundua të rregullonte kështu:
“Mua më pëlqen edhe ironia e doktorit që e përdor gjithmonë drejtimi i duhur se ky është drejtimi i duhur, punë dhe dinjitet. Jo ai tjetri. Punë dhe jo fjalë, ky është drejtimi i duhur”, tha ajo.
Ama, Dr. Halimi s’mund ta linte me kaq, por vijoi: “Jo mor jo. Drejtim i duhur mund ta përdorin të gjithë, por puna është ça ke në mënd ti për drejtim të duhur”.
E më pas, vazhdoi: “Nëse ndonjë që thotë, hë se është i lodh, 5 ambulanca i duhen nga mbrapa për të më gjëmu m’u për t’i dhënë ndihmë, pas çdo 500 metra. Po ja u them se matem mirë me i thënë hajde më dil një herë në shesh ta shohim bashkë nëse jam i lodh apo s’jam i lodh. Njëri tani më kërkon lekët e motorrit se më tha duke të gjëmu ty m’u prish motori”.

Ja edhe nje mufke e Veliajt keshtu per “par condicio”:
http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/24/gafa-e-veliajt-premton-sheshin-%E2%80%9C%C3%A7am%C3%ABria%E2%80%9D-n%C3%AB-tiran%C3%AB-por-nj%C3%AB-i-till%C3%AB-u-miratua-3-vjet#.VWMqFkYXf2w
Mire se Kosova eshte ne moshe po ky qe eshte i ri te beje kesisoj gafash duket sikur e ka humbur busullen e “drejtimit te duhur” duke shkuar ne drejtim te paditur.
mos i vini faj se e ka nga mosha.pasi eshte lodhur shume,nga kjo cerek fushate qe ka bere halimi.
dhe pastaj ka goje te flasi ky ja sheshi ja mejdani.i eshte bere ftesa para 3 javesh dhe ende ska pranuar por perdite thote jam gati po sfiden kurre nuk e ka pranuar publikisht.
halimi me punen e debatit publik eshte bere si puna asajt dhelpres qe nuk kap dot rrushin ,dhe vazhdon historine e tij “ja sheshi”,”ja sheshi’.turp dhe politike e vjeter nga ana halimit dhe shpifja e shqupistave.
e verteta eshte se halimi nuk ironizon po ngaqe eshte shume i sinqerte dhe i kuptuar dhe ai deshtimet e lul boshit,vazhdon te beje fushate per ne.
dhe halimi ndjehet i zhgenjyer nga ana e lul boshit,dhe ska sesi te ndodhe ndryshe por te votoje per ne.
po jepja mer doktor leket e motorrit tjetrit.mir qe te vine nga mrapa por ti as nuk i jep ‘borxhet qe i detyrohesh’
halimo se mos lodhesh dhe te vjen gjume kyur te votosh.beje tatuazh ne dore.ps ka nr 23 dhe erjoni ka nr 6 kshuqe mund te votosh per erjonin shumje thjesht.
Halim ! Gabimi me I madhe qe ju fute kesaj pune ,kur ti ishe mbret si gjinokolog ne zanatin tende , te gjithe te respektonin ,tani kane filluar te urrejne. Te ka future SALIU dhe Luli ne gracke.Kushe ka ndjekur Saliun mbrapa e ka psuar .Mos u turpro me; jepi drejtim punes lobo per Veliajn shume mire .~~~~~~~~~~~~~~~~~#