Kandidati i PD për kryeqytetin, Halim Kosova, ka takuar banorët e Shëngjergjit në kuadër të turit për dëgjimin e kërkesave. Banorët e zonës kanë traditë blegtorinë,ndaj kërkuan mbështetje në këtë drejtim.
“Në konceptin im, është që cikli të mbyllet këtu, prodhimi dhe shitja, nëpërmjet pikave që mund të krijojmë. Nuk ka pse të robtoheni në Tiranë e në rrugët e saj për të shitur prodhimin tuaj. Ne kemi ndërmend të zgjerojmë nismën e Bashkisë, që u mundëson ju marrjen e kredive me interes zero. Kjo do të bëjë të mundur që të rrisni punën e prodhimin, e të krijoni edhe vende pune. Halli juaj është halli im. Për çdo shqetësim që kemi, do të ulemi bashkë e do të gjejmë një zgjidhje”
Kandidati për kryebashkiak Halim Kosova, vizitoi edhe fshatinShën Mëri, ku takoi një prej pacienteve të tij.
