Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën Halim Kosova e konsideroi si pozitiv rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki, duke iu referuar të dhënave të partisë më të madhe opozitare.
Kosova theksoi se vullneti i shprehur i qytetarëve të Tiranës ndodhet në kutitë e votimit, ndërsa i drejtoi një apel komisionerëve të opozitës që të garantojnë procesin.
“Partia Demokratike, unë personalisht, qytetarët e Tiranës dhe vëzhguesit janë në krahun tuaj, ndaj garantoni mos tjetërsimin e votës”, theksoi Kosova.

Koment? 21 Qershori i ngjashëm me majin e 1996 me te njëjtin demon, Berishoviçin!