Halim Kosova si Ristani: Unë kam qejf t’i hipi “Harrley Davidson”-it

Dita

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka rrëfyer pasionin e tij për motorin “Harrley Davidson”. Në një intervistë për emisionin “Oktapod”, Kosova tregon se motorin e parë në Shqipëri, të këtij lloji e ka pasur ai.

I pyetur se kur është hera e fundit që ai ka hipur në një autobus, Kosova thotë se do të preferonte motorin në vend të autobusit. Kandidati demokrat ka treguar se së shpejti do të dalë rrugëve të Tiranës me një motor  “Harrley Davidson”, të cilin thotë se e ka pasur që nga viti 1988.

Pjesë nga intervista:

Kur është hera e fundit që keni hipur në urban? Na trego ndonjë histori të rinisë me urbanin, se urbani atëherë ka qenë prezent në jetën tuaj.

Kosova: Turi, të falënderoj njëherë për ftesën dhe për këtë gjetje origjinale se nuk e kam parë ta ketë bërë ndonjë televizion tjetër. Në qoftë se është punë për t’i hipur ndonjë gjëje, unë kam qejf t’i hipi “Harrley Davidson”-it!

 Vërtetë? Ke pasion për motorat?

Kosova: Jo, po “Harrley Davidson”-in e parë e kam pasur unë në Shqipëri, pa dashur, me një fjalë.

Dhe si është historia?

Kosova: Në ’88-n kam pasur mundësinë që ta marr. Por, 25 vite pa lëvizur, sado që “Harrley Davidson” prapë kishte nevojë për ca riparime, dhe madje mund ta shikoni dhe te dyqani ku po rregullohet, pra po vihet në punë. Që para se të dilte emri, më lindi dëshira dhe kur e shihja aty në garazh pse mos e vija edhe njëherë në punë, edhe besoj shumë shpejt do të më shihni të qarkulloj… Çdo “Harrley Davidsson” shikoje, kur të heq atë kaskën mund të jem unë poshtë kaskës!

Share This Article
17 Comments
    • eshte totalisht e turpshme sidomos ky si kandidat i opozites te kete kete gjuhe te foluri,u myten populli tu qesh me budalliqet e ktij

      • kandidat qe tregon barcaleta eshte vetem ky eshte,ky do marre me pak vota se sazan guri kshu ci e ka nisur

        • deshtimi jt shihet ne syte e tu shopku dhe per me teper je aq qesharak sa do te faktorizohesh em barcaleta

    • Te drejtosh Tiranen nuk eshte njesoj si te tregosh barcaleta. Tirana e stermadhe ka nevoje per nje person qe te kete aftesi drejtuese e menaxhuese. Ka ardhur momenti qe kryeqyteti te drejtohet nga nje njeri i zoti, Halim Kosova nuk eshte i afte te drejtoje kete. Kandidati Erion Veliaj ka aftesine dhe vizionin e qarte qe te drejtoje qytetin e Tiranes qe eshte lene ne meshire te fatit nga keqmenaxhimi i se djathtes.

  • a more halim ke qef te kesh qef e? ti shif pergatitur per nje humbje spektakolare ti hipi harlit ca jan keto qe ke qef sepse me bashkine do te meret erion veliaj sepse ai eshte i vetmi qe do ta sjelli tiranen ne drejtimin e duhur.

  • te moren me qaf more halim me kete detyre qe te dhane. nuk je per kete pune sepse i vetmi qe mund ta beje me se miri eshte Veliaj ai ka vizion dhe energji te madhe per kete qytet ai do ta bej kete qytet te futet ne shinat ku ka 4 vite qe ka dale mos te shkoj me kundravajtje por te rikthehet ne drejtimin e duhur.

  • nuk i paska qef autobuzat zoti doktor parapelqeka motoret qe ketu veri vizen impenjimit te tij per permiresimin e sherbimit urban qe ne menyren si flet nuk eshte se te bind aspak ne ato qe premton se mund te beje per kryeqytetin hiqet si i drejte dhe i ndershem nuk besoj aspak ne premtimet e ketij kandidati vegel ne duart e bashes

  • haha me vjen te qesh me keto qe flet ky sepse tere kohen flet pa lidhje nuk eshte i qarte dhe vet se cfare do qe te beje per tiranen dhe ai me fjalet jo konkrete qe flet gjithmone nuk ben gje tjeter vecse vulos dita dites humbjen e tij te padiskutuar!

  • pa merak dr halimi do te lejm te besh qejf me motora. ne 21 qershor do jesh i lire pasi te mos fitosh bashkine, sepse seshte per ty kjo barra e bashkise. prandaj halim bashke me ristanin shko dhe beni pak pushim se jeni lodhur duke shpifur e duke genjyer qytetaret e tirane. nuk duam njerez qe mashtrojn ne bashki. boll u genjyem per 4 vjet nga lulushi juaj

  • Tani une arrij ta kuptoj qe ristani pi e behet tap, po ky lalkja kur u be tape se nuk po merret vesh, Halim gjasme sikur spi ska perse te merret me muhabete pijanecesh dhe ska perse te bej sikur i intereson populli se e ka treguar qe para lekeve nuk ve njeri tjeter sidomos kur behet fjale per leke te fituara pa djerse.

  • halimi pas humbjes ne 21 qershor do e shohim duke hipur edhe tek lodrat e 7 xhuxhat. sepse cfare mund te presesh nga ky politikan. eshte absurde te mendosh se nje kandidat per bashkine deklaron budalliqe te tilla. po halimi ben mire te deklaroj pasurite e tij, dhe te thoj se sa lek i ka marre te varferve per shkak se kan telefona. ky halimi eshte turp te jet ne krye te bashkise me te madhe ne shqiperi. nuk duam njerez te lodhur ne krye.

  • halimi te dal dhe te deklaroj menyran se si i vidhte pacientet e tij. sepse nje menyre e tha po ai mund te ket pas plot metoda , se kot nuk e ka ngritur gjithe ate klinike. prandaj eshte absurde te besosh halimin , duke e thene qarte qe ka vjedh dhe ka marre rryshfete. vota jone duhet te jet edhe si denim per aktet e tilla

  • O gjysh rri bej pushim se per pune e dime qe nuk je ti se po te ishe per pune do kishe bere me shume gjithe keto vite qe ke ardhur verdalle neper martenitete do kishe krijuar nje emer te mire per veten tende e nuk do ishe thjesht nje kandidat sa per te mos lene nje vend bosh ne parti, duhet te punosh per popullin e jo per partine. Vere vath ne vesh kete gje, ti nuk behesh kurre kryetar i Tiranes.

  • halim kosova seshte per kryetar bashkie. ai kot lodhet, se eshte plak dhe na dhimbset shendeti i tij. por duke e ditur qe do humbasi ai nuk po sforcohet. sepse ska se si te forcohet kur ska krijuar as program as platforme, dhe takimet me qytetaret i ben nga halli qe te duket sikur po ben fushat. ja fut nja dy brockulla ne fjalimin e tij dhe kjo eshte fushata e halimit. nuk ka opsion tjeter vec te votosh per erion veliaj

  • Pas 21 qershorit do jete i lire te ushtroje gjithe hobit qe ka sepse do jete i lire nga cdo impenjim sepse tirana me vote do te shkoje ne drejtimin e duhur sepse ne mund ti besojme vetem nje kandidati me program dhe qe do perfaqesoje denjesisht interesat tona ne drejtimin e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *