Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka bërë këtë të martë deklaratën e parë pas numërimit të pjesës dërrmuese të votave, që i japin fitoren e padiskutueshme rivalit të tij, Erjon Veliaj.
Në fjalën e tij, doktor Kosova ka falenderuar stafin e fushatës për mbështetjen, ndërsa nuk ka ngurruar të urojë kandidatin fitues.
“Falenderoj ata të rinj e të reja që vajtën derë më derë në shtëpitë e qytetarëve. Falenderoj ekipin tim të fushatës që punoi me përkushtim. Uroj Erjon Veliajn për fitoren dhe shpresoj se ai do t’i mbajë premtimet e bëra”, ka thënë Kosova.
Ai ka ftuar numëruesit e opozitës që të vijojnë punën me përkushtim, pasi procesi i numërimit vazhdon me kandidatët e këshillit bashkiak.
Më tej, zoti Kosova u ka premtuar qytetarëve të Tiranës, se angazhimi i tij në shërbim të interesave të tyre do të vazhdojë.

ky zotnia humbi me dinjitet,tani besoj qe eshte baraz me saaaaalin qe i kerkoi dhe kete nder te fundit si shperblim per kohen qe i dha ne maternitet….ishalla s’futet me ne politike s’e nuk eshte per te…..
Ne rast se Halim Kosova do behej kryetar i PD, mendoj qe do ti jepte nje fytyre te re kesaj partie (pavaresisht se reformimi duhet te shkoje shume me teper se ndryshimi ne leadership) dhe kjo mund ta katapulonte PD ne pushtet ne 2 vitet e ardhshme.