Halimi: 28-38 vjet burg për pedofilinë

redaktor

Pas ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, ku disa të mitur mbetën viktima të dhunës seksuale, në paketën e drejtësisë penale është amenduar Kodi Penal ku përfshihet pedofilia si akt i rëndë dhe rritja e konsiderueshme e dënimit për të.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha për “AS” se paketa është miratuar nga qeveria dhe pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare. Në nenin 100 të Kodit Penal parashikohet sipas ndryshimeve, rritja nga 15-20 vjet burg për pedofilinë në 28-38 vjet burg.

“Kemi parashikuar një sanksion jashtëzakonisht të ashpër duke e bashkuar këtë krim, duke e cilësuar këtë krim po aq të rëndë saç është vrasja për hakmarrje, saç është vrasja e policit, duke e rritur sanksionin nga 15 deri në 20 vjet që është sot duke e lënë minumi jo më pak se 28 vjet burg për atë person, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin dhe më pas ka ardhur vdekja e tij. Në rast se ai e ka vrarë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale, kjo vepër do të dënohet jo më pak se 38 vjet. Garantojmë që ai do të kryejë ditët e burgut një më një, duke
përjashtuar dhe nga lirimi me kusht dhe nga të gjitha të drejtat që mund të përfitojnë të dënuarit e tjerë që nuk kryejnë këto vepra penal”, deklaroi ministri Halimi.

Ai tha gjithashtu se një projektligj si pjesë e reformës në drejtësi që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve do të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë dhe më pas do të diskutohet në Parlament.

“Kemi parashikuar që paga e gjyqtarit të rritet nga 87 mijë lekë që është aktualisht ajo të shkojë në 104 mijë lekë, ndërsa paga e gjyqtarit të Apelit të shkojë në jo më pak se 140 mijë lekë. Një gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk do të ketë pagë më pak se 140 mijë lekë”, bëri me dije Halimi.

Ndryshimet që parashikohen në këtë projektligj, sipas Halimit, janë kryer me asistencën e ekspertëve të BE-së. Ai u shpreh se rritja e pagave të gjyqtarëve, do të rrisë përgjegjshmërinë e tyre por do të ndikojë ndjeshëm edhe në uljen e korrupsionit në gjykata./AS

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *