Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimit, thotë se nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Penal duhet synuar të frenohet fenomeni i gjakmarrjes. Në një intervistë për GSH, Halimi shprehet se gjakmarrja është një institucion që duhet të marrë fund dhe qeveria duhet të bëjë gjithçka që ata që vrasin në emër të saj të dënohen maksimalisht.
“Sigurisht që viti i kaluar ka qenë një vit i ngjeshur me reforma të cilat kanë pasur një axhendë të cilat kanë pasur të bënin me ligjet të cilat kanë pasur të bënin me sistemin gjyqësor. Që në muajin nëntor ky vit është planifikuar do të ishte vit i reformave në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale i quajtur ndryshe si paketa e drejtësisë kriminale ose paketa e drejtësisë penale. Së bashku me misionin EURALIUS dhe OPDAT kemi filluar ndryshimet në kodin e procedurës penale të cilat kanë të bëjnë me rishikimin e disa instituteve të këtij kodi, por si dhe me zgjerimin e kompetencave të gjykatës së krimeve të rënda, me fleksibilitet për zhvillimin e procedurave më të shpejta të gjykimit. Ne kemi filluar dhe hartimin e paketës për një ndëshkim më të madh të krimit urban, ndëshkim më të ashpër të atyre krimeve të cilat shqetësojnë seriozisht shoqërinë dhe sigurisht është detyrë e qeverisë e cila duhet te hartojë politika të tilla të ashpra, të cilat ti përgjigjen me të njëjtën frymë krimit urban. Politika të cilat kanë të bëjnë me ashpërsimin edhe më shumë të ndëshkimit të autorëve të cilët kryejnë krime të tilla, siç është krimi në familje, vrasja e gruas vrasja për motive xhelozie, ashpërsimi ndaj një instituti që është unik në botë siç është gjakmarrja e papranueshëm për një shoqëri civile dhe demokratike. Gjakmarrja është një institut që duhet të marrë fund dhe qeveria do të bëj të gjitha përpjekjet që ndëshkimi i atyre që kryejnë krim për gjakmarrje të jetë maksimal. Po ashtu një ndëshkim më të ashpër duhet të kenë mbajtësit e armëve pa leje për shkak se është burim kryesor i vrasjeve. 95 për qind e vrasjeve ndodhin me armë zjarri, ndaj duhet ndërprerë që në burim ky proces. Pikërisht ky është qëllimi i ministrisë së drejtësisë të ashpërsojë politiken penale ndaj këtyre veprave. Kemi një paketë e cila ka përfunduar në hartimin e saj në draftin e parë. Muaj shkurt ka qenë muaj i diskutimeve dypalëshe me aktorë të tjerë të sistemit. Janë zhvilluar diskutime dypalëshe me Prokurorinë, me Ministrinë e Brendshme, me Këshillin e Lartë të Drejtësisë me komunikimin në Facebook në faqen time zyrtare. Kanë ardhur me qindra e qindra komente e sugjerime te cilat përgjithësisht mbështesin çështjen e ashpërsimit të kësaj pakete. Do të jete paketa më e ashpër ndaj krimit urban në këto 20 vjet. Një nga risitë kryesore do të jetë ashpërsimi i sanksionit maksimal që ka të bëj me dënimet të cilat ne i njohim dhe janë në traditën e kodit penal deri në 25 vjet por do të rriten në 38 vjet deri në 40 vjet”, thotë Halimi për GSH.
Halimi i vogel,duhet nje perjashtim.Ata qe vrasin politikane per hakmarrje duhet te denohen me pak.
ato qe vriten nga shteti i tyre duhet te denohen edhe pas vdekjes, hajde vlera malokesh hajde,dhe thone qe jane dhe te beses