Nënkryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Eduard Halimi dhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve pritën në një takim në selinë e Partisë Demokratike, Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë Dinko Cvitan dhe drejtuesin e misionit Euralius dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Halimi theksoi se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca e konsolidimit të institucioneve dhe pavarësisë së tyre nga politika si kusht për besueshmërinë ndaj tyre, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Një KLD që ka ne krye ka zv-ministrin e PS, ish-gjyqtarin e vendimeve të tmerrshme të diktaturës, avokatin e PS dhe miltanten e PS, nuk përbën asnjë garanci për një gjyqësor të pavarur dhe jo të korruptuar.
Rrëzimi i pandërprerë i kandidaturave të Presidentit për në Gjykatën e Lartë, pa asnjë shkak, dhe miratimi i një ligji për Gjykatën e Lartë ku i merret kompetenca Presidentit dhe i lihet një këshilli me prezencë të Ministrit, nuk i shërben forcimit të pavarësisë, as besueshmërisë dhe as luftës kundër korrupsionit, por kapjes politike të institucioneve.
Ngritja e Byrosë së hetimit, jo pranë prokurorisë si institucion i pavarur por nën varësinë e ministrit, njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën, nuk jep garanci për pavarësinë dhe besueshmërinë e hetimeve, por për përdorimin politik të këtij instrumenti”, tha Halimi.

Po tè kesh persona te tillè antishtet keshtu do tè flasin ne arenèn nderkombetare,pa arsyetime dhe llogjike,njerez pa peshe kanè mbushur shqupin dhe p.d.-èn.