Halimi: Javën e ardhshme paraqesim propozimet për reformën në drejtësi

anazapta

Opozita do t’i paraqesë mazhorancës propozimet e saj për reformën në sistemin e drejtësisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në një deklaratë për mediat tha se fillimisht këto propozime do të diskutohen në grupin parlamentar të opozitës.

“Javën e ardhshme do të paraqesim para grupit parlamentar të PD-së qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentet, analizën dhe strategjinë dhe platformën e PD-së për reformën në drejtësi”, tha Halimi.

Ish-ministri i Drejtësisë nënvizoi se, “opozita është gati të japë paktin e vet në komisionin e posaçëm” për reformën në drejtësi dhe shtoi se, “nëse maxhoranca do i marrë në konsideratë, opozita do të vazhdojë të jetë pjesë e reformës në drejtësi”.

“Nëse mazhoranca do t’i marrë në konsideratë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do të japim impaktin konkret. E rëndësishme është që duhet të bëjmë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë e mazhorancës. Opozita është për të dhënë impakt konkret se si opozita mendon reformën në drejtësi, si e ka platformën, një drejtësi e cila të jetë e pavarur”, tha Halimi.

Share This Article
5 Comments
  • E keni kot se paçavureve tuaja nuk u beson kurrë më njeri, sidomos kur fjala është për reformën në drejtësi. Ju drejtësinë e konceptoni për së prapthi.

  • HALEJA I PD halja halim reforme minoranca reforme e pa besushme ore halim supa ore halim kryetari i komisionit te VESHIT CEKA JE TI HORR I NYTE

  • O Halim Koburja ,per sa te jete ne kuvend Sali Kadafi,dhe per sa te jete president,Bujar Sakati,dhe kryetar Ilir Floriri,ne SHqiperi nuk behet “REFORME” ne ”DREJTESI”ne si popull kete e dime por mos tallni menderen me popullin,per reforme shpresojme ,mbas 2017,dhe I kjofte per hajer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *