Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e zhvendosjes fiktive të votuesve në Kavajë. Në emër të PD-së, Eduard Halimi i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të kryejë hetime të shpejta, “që të ndalojë që në 21 qershor të votohet me lista fiktive apo të manipulohet vullneti i zgjedhësve”.
“PD paralajmëron kryeministrin dhe kandidatin e tij të tërhiqen nga ky krim elektoral dhe kjo skemë kriminale e ndodhur në Kavajë. Skema kriminale shkatërrojnë procesin e zgjedhjeve të lira. Për këtë ka dhe do të ketë vetëm një përgjegjës, Edi Rama”, tha Halimi.
Z. Halimi ka deklaruar se janë importuar 595 votues në këtë qytet, nëpërmjet 194 kontratave fiktive të nënshkruara nga kreu aktual i bashkisë së Kavajës.
“KQZ ka dërguar në prokurori dosjen e plotë të kësaj skeme kriminale dhe gjetjet e auditit të këtij institucioni, në Kavajë në mbikqyrjen e vetë personit të akuzuar për krijimin e kësaj skeme. Ekspertët e PD-së kanë mbledhur të dhënat e reja që vërtetojnë plotësisht që procesi për importimin e zgjedhjve për tre muaj nga kryetari në ikje i bashkisë së Kavajës, në mbrojtje të plotë të kryeministrit Edi Rama është fiktiv”, deklaroi Halimi.

u zgjove mo halimi???? nuk te ishte ndje zeri fare????? nuk e keni harruar zakonin e vjeter?????/ shpif se dicka do ngelet
Kur do ta pranoni realitetin qe Shqiperia eshte mavi tashme, perfshire edhe Kavajen, lideri juaj historik saliu e ka bere balte dhe aty ku dale deputet, aty me shume e urrejne, se mori peng gjithe Shqiperine vetem per te plotesuar egon e tij per te pervetesuar cdo prone publike.
Shohin gjithandej fantazma, skema manipulimi, dhune, te deshperuar nga humbja e zgjedhjeve, drejtojne gishtin te kundershtari per fajin e humbjes se zgjedhjeve e nderkohe faji eshte i tyre.
Per sa kohe ne PD do riciklohen te njejtet politikane te sprovuar qe jane hajdute, mashtrues dhe te paafte, kurre s’ kane per te fituar zgjedhjet.
thi thoku halimi tha ke qe thu gjra kthu ? apo harrove qe me manipulime mereni vetm ju apo e harruar si e moret tiranen 4 vite me par, cfar beri ristani juaj. turp jeni vet kryekriminelet dhe beni si te ndershem , ke qen edhe minister drejtsie ti TURP thoku halimi thum turp