Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Halimi: Sali Berisha zgjohet çdo mëngjes për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të mirë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Halimi: Sali Berisha zgjohet çdo mëngjes për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të mirë
AktualitetLajmi i fundit

Halimi: Sali Berisha zgjohet çdo mëngjes për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të mirë

anazapta
Published April 14, 2013
Share
SHARE

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, njofton përmes Facebook-ut se ka përfunduar reforma juridike, e cila do të diskutohet gjatë javës që nis nesër në komisionet parlamentare.

“Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin. Me nismën e kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe Euralius kanë përfunduar reformën e ndihmës juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare. Çdo qytetar ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, të kuptojë atë dhe të ndihmohet. Por jo të gjithë kanë mundësi për të pasur një avokat, jo të gjithë kanë mundësi të këshillohen prej një avokati. Jo te gjithë kanë mundësi të paguajnë tarifat për një avokat apo tarifat gjyqësore”, shkruan Halimi. Sipas numrit një të drejtësisë, informimi i qytetarëve është i domosdoshëm. “Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes së kriminalitetit, forcimit te shtetit ligjor.
– jo taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerabël
– jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës.
– avokatë falas në çdo qytet të madh të vendit, që do të ndihmojnë falas të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të kenë një avokat.
– 6 klinika ligjore që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre”, vijon Halimi.  Më tej, ai shkruan se kryeministri Berisha zgjohet çdo mëngjes për ta bërë më të mirë jetën e shqiptarëve.
“Çdo mëngjes, çdo qytetar zgjohet me mendimin për të ndryshuar jetën e tij, për ta bërë më të mirë, për vete dhe familjen e tij. Sali Berisha, çdo mëngjes zgjohet për ta bërë më të mirë jetën e secilit prej 4 milionë qytetarëve të Republikës. Ne kemi bërë shumë për reformën në drejtësi. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë akoma më shumë. Jemi në rrugën më të mirë për të ecur bashkë me ju përpara!”, përfundon ministri Halimi.

anazapta April 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Mehmet Metaj says:
    April 14, 2013 at 10:43 am

    Nje dordolece si ky Halimi ja shpif dhe Zuluve qe eshte si ai Gjini i Migjenit qe i thane “Ti Gjin qe s’di shkrim e kendim behu Minister per Arsim” dhe ja si kakris si mi gjirizi se as si gjeli ne maje te plehut s’ben dot, si valle mund te quhet ky rob-njeri dhe mandej Minister i Saliut !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Tani says:
    April 14, 2013 at 11:28 am

    C fare e ke Salen babe or idiot.Ti je vetem per te ngene pilaf burgu.

    Reply
  • Amant says:
    April 14, 2013 at 12:29 pm

    Ky i a kalon servileve te Enverit qe ne prag te rrezimit te diktatures llomotisnin poshte e perpjete se na ka dhene shume nder e lavdi, krenare mes popujsh, nderkohe qe ne ishim ne agoni.
    Demokraturat mbledhin gjithmone rreth vetes sahanlepires e njerez pa dinjitet, si ky Halimi i Durresit qe nga portreti i a kalon edhe rigoletos.

    Reply
  • Eri says:
    April 14, 2013 at 2:35 pm

    ky premtim i juaji , kjo inciative , eshte per tu vleresuar sepse te kesh avokat pa pagese ne cdo qytet te Shqiperise eshte dicka qe i nevojitet cdokujt sepse ka njerez qe jane ne nevoje dhe skane si ta paguajne nje avokat dhe kjo nisme e juaja ju vjen ne ndihme te gjitheve.
    Z.Berisha si duket se njeh as lodhjen as moshen , nje barvo e madhe per te dhe i uroj suksese te metejshme 😀

    Reply
  • Kela says:
    April 14, 2013 at 2:54 pm

    Nuk e kuptoj se pse e keni kaq inat Zotin Berisha… Ai eshte nga ata lider qe eshte me te vertete mire ti kesh… Pas disa kohesh koha do ta kujtoje Sali Berishen si nje njeri te madh ne historine e Shqiperise. Sidomos mandatin tjeter, qe do jemi edhe pa LSI do perparojme me shume…

    Reply
  • nick says:
    April 14, 2013 at 4:48 pm

    Berisha kur zgjohet kercen rrok.Mbase e ben kete stervitje i detyruar nga pesha e antiplumbit.Se shpejti do bleje nje korrace tanku,se nuk ia mbush mendjen leshi i antiplumbit.

    O Halim je shkurtabiq
    ti s’arrin te hash as fiq
    dhe ne kembe more Halim
    s’ja kalon dot shokut tim

    Reply
  • çupi says:
    April 14, 2013 at 5:11 pm

    Koment i fshirë nga moderatori

    Reply
  • Marin says:
    April 14, 2013 at 5:26 pm

    Eshte fatkeqesi e Shqiptareve te sundohen nga keta fshatare te shekujve te Mesjetes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?