Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar sot pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur opinion publik. Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ministri i Drejtësisë kujton se vetëm pak javë më parë, hyri në fuqi paketa penale më e ashpra ndaj krimit, sepse ata që rrënojnë jetët e të tjerëve, vrasin gratë e tyre, lënë fëmijët jetim dhe u shkaktojnë dhimbje pafund të afërmve të viktimave, duhet të shkojnë në burg për një kohë të gjatë.
“Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është çka viktimat dhe shoqëria meritojnë.Ne si shoqëri duam të sigurohemi se ai që kryen një krim të tillë do të marrë një dënim të ashpër jo sipas zgjidhjes së gjykatësit, as lehtësive për çmenduri të avokatit apo prokurorit por sipas një dënimi të ashpër dhe proporcional me krimin që ka kryer. Sepse kështu duhet të jetë një drejtësi efektive, e ashpër po aq sa krimi që kryhet” thekson Halimi.
Por ministri shton se nuk duhet pritur që krimi të kryhet dhe më pas të dënohet autori. Ai kujton instalimin e sistemit e monitorimit elektronik disa muaj më parë dhe shprehet se i ka kërkuar disa drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që ky sistem të aplikohet më gjerë pasi përdorimi i tij garanton që të gjithë ata që marrin urdhër mbrojtje të mos u afrohet asnjë dhunues në distancë të largët.
“Jam i bindur se kjo masë do të parandalojë kryerjen e krimit. Është e papranueshme që gjykatësit të japin urdhëra mbrojtje për viktimat duke i lënë në një banesë me agresorin” thekson Halimi ndërsa ka kërkuar edhe hetimin e të gjitha krimeve të ndodhura ditët e fundit.

Mire e keni zoti Minister ,,,,por jo te gjithe ata qe sot e quajne veten “viktime “jane engjej …Se disa prej tyre duke qen te ngateruar me 500 pislleqe ,u kan rene ne pjese njerezve me te mire dhe tani po bredhin me drejtesine shqiptare ,pa gjetur krye e udhe …. .Prandaj kur kryen proceset gjyqesore te analizohen mire te gjitha pistat ,e e te akuzuarit dhe akuzuesit .Qe nga pasurite qe ka sejcili dhe burimi i ketyre .Sepse nje njeriu te implikuar asnje nuk ja di vrasesein evertete ….se ujku mjegull kerkon ,,dhe duke qen i pa drejte dhe i lig ai dhe familja etij …mjafton ti ven nje emer ,dhe kalbin tjetrin ne burg .pa faj .Por “Me mire nje fajtor perjashta se nje i pafajshem ,brenda “.Te gjithe jemi per luften ndaj krimit ,por duhet patur parasysh dhe ana tjeter e medaljes .