Hallaçi: Nuk tolerojmë në asnjë ndeshje deri në fund

Dita

Kukësi nuk do të tolerojë në asnjë ndeshje deri në fund të kampionatit për të qenë i sigurt për pjesëmarrjen në Europa League. Ky është mesazhi i kapiteni të verilindorëve, Rrahman Hallaçit, i cili e ka të qartë se titulli kampion nuk është më në dorën e verilindorëve. “Mund të them se titulli është shumë larg pas humbjes që pësuam me Skënderbeun. Gjithsesi do t’i marrim ndeshjet një e nga një, sepse duhet të renditemi në një vend sa më të lartë në fund të kampionatit. Sigurisht që objektivi kryesor mbetet Kupa e Shqipërisë”, tha mbrojtësi i djathtë.

Por si e komenton Hallaçi deklaratën e presidentit Gjici se titullin kampion do ta fitojë Tirana? “Ndoshta deklarata e presidentit tonë ka qenë pak emocionale për shkak të humbjes me Skënderbeun. Ai ka mendimin e tij, të cilin na duhet ta respektojmë, por ne si Kukës nuk do të tolerojmë në asnjë ndeshje deri në fund të kampionatit, pastaj në fund do të shohim se cila skuadër do të shpallet kampion”.

Në javën e 33-të, Kukësi do të presë në “Zeqir Ymeri” Apoloninë, kundërshtare që sipas Hallaçit kërkon përqendrim maksimal: “Apolonia do të vijë për të marrë pikë në Kukës, ndaj duhet të jemi të përqendruar ndaj fierakëve. S’mund të gabojmë sërish në fushën tonë”.

31-vjeçari e ka të vështirë të japë një vlerësim për trajnerin e sapoemëruar, Milodrag Radanavic, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Artim Shaqiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *