Hallemadhja, hyjnorja gjuha shqipe

editor

Guri Shyti*

Shkarazi, si një ngjarje e rëndomtë, kaloi ajo që është quajtur: “Dita e Gjuhës Amtare”. Askush nuk e kuptoi se kush foli, për çfar foli dhe, kryesorja, nëse u vendos ndonjë gjë e udhës lidhur me këtë hallemadhen, gjuhën tonë të bukur shqipe. U bënë disa tubime; folën ata që deshën të thoshin diçka; me siguri janë bërë edhe propozime me vlerë, por “aty krisi aty pushoj”, do të perifrazoja Nolin e Madh. Asnjë vendim, asnjë përfundim shkencor, siç edhe pritej të kishte.

Po a ka probleme që duheshin shtruar dhe zgjidhur? Sigurisht që po, madje me shumicë. Disa do të rrekem t’i rendit edhe më poshtë, por, në gjykimin tim modest, thelbi i gjithe problemeve të gjuhës janë pyetjet: Do të zbatohen edhe më tej Rregullat e Drejtshkrimit që u vendosën në Kongresin e njohur të v. 1972, apo do të vazhdohet që sekush të shkruajë e të flasë në kokë të vet? A duhet të përforcohet me ndonjë ligj drejtshkrimi i detyruar i gjuhës së njësuar, apo do t’i lihet rastësisë, si deri më sot? Po me përdorimin e dialekteve si do të bëhet?

Sa u përket dialekteve, ata, siç kam patur rastin ta theksoj edhe në ndonjë shkrim të hershëm, janë pasuri kombëtare, janë si “përrej” që mbushin dhe plotësojnë “lumin” e gjerë të gjuhës së njësuar, por kurrë nuk mund ta zëvendësojnë këtë të fundit. Sekush ka të drejtën e vet që, në rrethe të ngushta, apo në gazeta lokale, të flasë e të shkruajë në dialektin e vet, por është e pafalshme që, bie fjala, Kryetari i Kuvendit të thotë : “Ulu nejun”, ose: “Si thuani ju”. Në shkresat, në fjalimet dhe në mediat zyrtare e qendrore gjuha e njësuar, sipas vendimeve të Kongresit, është detyrim, do ta quaja pa ngurrim, kombëtar.

Një nga parimet bazë të “Drejtshkrimit” është ai fonetik, që domethënë se fjalët në shqip shkruhen ashtu si shqiptohen. Po çfarë hasim përditë? Krejt të kundërtën. Sipas dejtshkrimit, emrat e huaj duhet të lakohen, por në mediat tona kjo shpërfillet krejt. Madje shkohet edhe më larg në shkelje: një emër i huaj, që mbahet nga një jo shqiptar, nuk lakohet, ndërkohë që, kur të njëjtin emër e mban një me pasaportë shqiptare, emri lakohet. Më tej. Emrat e huaj,  në mënyrë të jashtëligjshme, shkruhen në gjuhën angleze, me shkronja që nuk i ka gjuha jonë, (madje, madje, edhe emrat me origjinë kineze, japoneze, sllave etj., shkruhen anglisht), ndonëse  gjuha jonë i ka të gjitha shkronjat e nevojshme për t’i shkruar dhe shqiptuar saktë. Pa folur pastaj që arrihet deri në palogjikë të tillë, kur, bie fjala, emri i shkrimtarit të madh rus Çehov, të shkruhet Tchekhov (!?). E kështu me radhë, për të mos u zgjatur, pasi shembujt janë pa fund.

Mendoj se detyrë parësore, për të vënë pikat mbi “i”, në këtë rast ka politika. Por, për fat të keq, politikanët tanë e kanë mendjen gjetkë. E ku u vjen ndër mend atyre që, midis halleve të shumta që kanë mbi supe, të kujtohen për një gjë kaq të zakonshme, siç është gjuha që flitet prej tyre dhe asaj që duhet të flitet? Për politikën është e mjaftueshme që shumë shqiptarë ende flasin gjuhën e nënës, ndërsa për mënyrën se si ajo shkruhet nuk përbën asnjë problem. Pa folur pastaj për mijëra e mijëra fëmijë me prindër emigrantë nëpër botë, të cilët vështirë se as nuk kuptojnë, pale të flasin gjuhën amtare. Natyrisht, në këtë rast, faji kryesor është i prindërve të tyre, por edhe i shtetit që nuk ka një strategji lidhur me këtë problem madhor. Dhe vijmë tek testamenti sublim që na ka lënë i Madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta: “Mallkue kjoft njaj bir shqiptari/ Qi kët’ gjuhë të perendisë/Trashëgim që ia la i pari/Trashëgim s’ia len ai fmisë”.

Ndonëse vërejtja për emigrantët qendron, sjellja e tyre ndaj gjuhës është e lavdërueshme, kur sheh e dëgjon si flasin dhe si shkruajnë shqip politikanët dhe gazetarët tanë; kur sheh se si shformohet e nënvleftësohet gjuha shqipe prej atyre që janë zgjedhur që, me ligjet e tyre, ta mbrojnë dhe ta zhvillojnë gjuhën nga të gjitha shkarravinat që po i ngjiten pas.

Për të parë sa keq po sillemi me gjuhën tonë amtare, nuk ka nevojë të hulumtojmë shumë, mjafton të dëgjojmë diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë (jo në Parlament, siç e quajnë ata, në kundërshtim me termin që ka vetë Kushtetuta për forumin më të lartë të Shqipërisë); mjafton të lexojmë shkrimet e shumë gazetarëve, pa folur pastaj për të ashtuvetëquajturit “analistë”, që nuk i venë dot fre padijes së tyre në fushën e gjuhës. Nga gojët e tyre dëgjojmë se na qenka më e bukur fjala “limit” nga ajo shqipe “kufi”, prandaj në vend që të thonë: “mundësitë janë të kufizuara”, thonë: “janë të limituara”, ose në vend që të thonë: “përkufizimi i detit”, ndjehen më intelektualë kur thonë: “delimitim i detit”; në vend që të thonë: “u befasova”, u ngjan sikur janë më të kulturuar kur thonë: “u surprizova”; në vend që të thonë: “u njëmendësova”, thonë “u dakordësova” e kështu pa fund. Dhe këtu është me vend të kujtojmë porosinë-testament tjetër të atdhetarit tonë të madh, At Fishtës: “Dhe atij iu thaft po goja/Që përbuz kët’ gjuhë hyjnore/Në gjuhë t’huej, pa ken nevoja/ Flet e t’vetën len pas dore”.

Çdo njohësi sadopak të gjuhës tonë të bukur i vrasin veshin dhe sytë kur dëgjon e lexon se si gazetarët, në vend të ndajfoljes “ndërkaq” përdorin atë “sakaq”, që ka kuptim krejt tjetër, ndonëse kanë ndonjë ngjashmëri fonetike. Pa folur pastaj që, trajtat e shkurtëra të përemrit vetor “i” dhe “u” shpërdorohen. Kështu, në vend të shprehjes shqip, p.sh.: “U themi atyre” përdoret gati gjithmonë gabimisht: “I themi atyre”, ose “Iu themi atyre”, kur dihet që “i” përdoret vetëm për njejësin: “I themi atij”, në rastin e parë dhe “i” nuk duhet fare, në rastin e dytë. Shpesh nuk dinë se ku përdoret apostrofi dhe ku nuk duhet të përdoret. Ose, që është edhe më e habitshme sepse përdoret nga intelektualë të njohur, kur duhet shkruar p.sh.: “Iu bë mirë atij…”, në mënyrë të gabuar shkruhet: “I’u bë mirë atij…”, me apostrof, kur dihet që apostrofi zëvendëson një zanore, ndërsa këtu është vetëm një “çiban intelektual”. Këto janë vetëm disa nga gabimet e rënda që vihen re në të folme e të shkruar prej politikanëve dhe gazetarëve tanë. Natyrisht shembujt janë të shumtë dhe tejet shqetësues, por kjo është detyrë e gjuhëtarëve t’i shtjellojnë më hollësisht dhe më të argumentuar.

Duke parë se si sillen vetë ata që kanë në dorë mbarërrjedhjen e gjuhës tonë, është e vështirë t’u kërkosh llogari se, pse deri sot e kësaj dite Kuvendi nuk ka nxjerrë një ligj për mbrojtjen e shkrimit dhe të folurit të gjuhës së njësuar në marrëdhënie zyrtare. Po të ndodhte kjo nuk do të kishim gabimet trashanike, që vihen re në shkresat zyrtare, ose në shkrimet e mediave të ndryshme; nuk do të kishim këto anomali që vihen re sot në shpërfilljen e shqipes në emërtimet e vetë televizioneve, por sidomos të emisioneve televizive. Kujt nuk i vrasin veshin emërtime të tilla të fantaksura emisionesh si: “Tollk shou” (po e shkruaj si lexohet, siç na mësojnë rregullat e drejtshkrimit, dhe jo në kundërshtim me të, si përdoret rëndom), apo: “Uik ap”, “… morning shou”, “Rial stori”, “Vois of albania”, “se` la vi” etj. etj., të mos e rëndoj dhe ndot shkrimin më tej me to. A nuk do të ishte mirë që këto emërtime të ishin në shqip, pasi, siç e kam theksuar edhe më lart,  gjuhës tonë nuk i mungon asgjë?

Çdo shqiptari atdhetar i dhembin sytë kur sheh se të gjitha shitoret dhe hotelet në Shqipëri, madje edhe në fshatrat e thella, kanë emërtime në gjuhë kryesisht angleze. Paradoksi shkon deri atje, saqë edhe një zgëqe e vogël, ku mund të blihet një copë bukë me qofte, nuk emërtohet shqip, por quhet: “Fast fud”, anglisht, a thua se do t’ia behin anglezët, dhe jo varfanjakët nga Shqipëria, të blejnë qoftet.

Në biseda e diskutime janë vënë re kritika ndaj “Rregullave të Drejtshkrimit”. Unë mendoj se është krejt normale të ketë vërejtje, por moszbatimi i “Rregullave”, si formë e protestës ndaj tyre, duhet të quhet shkelje ligjore. Gjuha, si çdo gjë e gjallë, është në zhvillim të vazhdueshëm, por zhvillimi duhet të përforcohet me një Kongres tjetër, i cili të bëjë korrigjimet përkatëse, dhe jo sekush të veprojë në kokë të vet. Thirrja e një Kongresi tjetër, në qoftë se shihet me vend nga specialistët, do të ishte normale, e ligjshme dhe në shërbim të gjuhës kombëtare, që është simbol i bashkimit kombëtar.

Shpesh, në biseda shokësh, bëjmë pyetjen shqetësuese: A është ende gjall Instituti i Gjuhësisë? Në qoftë se jo, të na thonë ku është varrosur të shkojmë t’i vendosim një tufë lule për punët e mira që ka bërë në të kaluarën. Në qoftë se po, për çfarë paguhen njerëzit që gjallojnë atje, duke e lënë të vuajë në përpëlitje hallemadhen, por edhe Hyjnoren  tonë të dashur?

*Përkthyes

Share This Article
29 Comments
  • Z.Guri Shyti !
    Asht e drejta e cdo njeriut te filloj te shkruaj per cdo ceshtje qe i ban pershtypje dhe zgjedh ate ma te bukuren dhe ma domethenien.Per te kenaqur lexuesit si nga bukuria ashtu dhe nga qellimi per te kuptue kjarte brendesin e shtjellimit te ceshtjes.
    Te ju them te drejten.Naimi asht poet i madh po jo kombetar.Pse ka shkrue per lisat e medhej e qysh e len qengji kopen dhe versulet ke meme e tija edhe sikur ta nderpresin 20 a 30 veta.Popullit i la kryevepren “Bageti e Bujqesi” dhe te punohet nate e dite per me pa as sa ne fund te tunlit pak drite.Le mandej per poezin “Gjuha Shqipe”.
    Vjerrsheron sikur do baje inventarin fjalorit te shqipes.Nuk shikoj asgja sa i takon thuarjes nga bukuria.Asht njisoj si nji femi po sa ka filluar te mesoj fjalet shqipe.Sa i embel,sa i bukur,sa e vlere.
    Nuk ma merr mendja qe ti kete shkrue ndonji poet qofte i madh apo i vogel gjuhes se Tije kombetare ne ate nivel te jashtzakonshem me sa bukuri dhe dometheni gjuhes ametare sa i madhi i kombit At Gjergj Fishta. Ku Juve ne kete shkrese detyroheni ti rikujtoni per forcen e mendimit dhe bukurin e pershkrimit.
    Ndaj drejteshkrimi i shqipes duhet te kishte perfshirjen e te dy dialekteve.Sepse me ate gjuhe letrare qe asht vendos me 1972 e nxjerr jasht Fishten.Nuk puthet askund.Po vetem e vetem ne cfrytezimin e paraqitjeve te shkresave si ne rastin konkret ketu me Juve sot.
    Me vjen keq por nuk e njifkeni dhe aq nendialektin.
    Nuk thuhet sic e ke shkruar: “Ulu nejun”, ose: “Si thuani ju”.Nendialekti e thot cope: “Uluni ndejun” tjetra “si thueni ju” ose ma origjinal”si thoni ju” Ashtu si Gjuzepe Katapano: “Thoti flet shqip” ku simbas Juve,imagjinoj: “Thuoti flet shqip”.
    Ashtu sic e ke shkruar te krijon ndjenen nejun si te ulesh mbi nji kunj.Ndersa ndejun asht ma zbutes simbas te shprehurit te autoktonve te nendialektit.
    Vrejtje tjeter.Edhe pse populli Camerise asht “strukur” nga shovinizmi Grek.Femija por sa lind dhe ban hapat e pare te jetes ne te folurin shqipe.Flet direkt gjuhen letrare thuese e me soi ne kursin 9 mujor ne laboratorin e krijimtarise ne barkologjin e nanes se vet.Ky shembull nuk don koment per te vertetue se sa e perzgjedhur i asht ba gjuhes letrare Shqipe.
    Faleminderit!

  • Pajtohem plotesisht me shkrimin e mesiperm! Do te shtoja dhe gabimin e madh qe bejne disa drejtues programesh ne disa televizione, kur perdorin pakufi fjalen anglisht “OK”! Fare mire mund te thone “Ne rregull”. Ne gjuhen angleze “OK”, ka mbetur si pasoje e nje episodi gjate nje beteje, kur komandfanti i thote vartesit: a ka pesuar gje ndonje ushtar, dhe ai u pergjigj: 0 killed (asnje i vrare), ose e thene me germa nismore OK. Ju pershendes, ne se me keni lexuar!

    • Si urdheron, per ju kombi eshte vetem Gjergj Fishta, dhe ai dialekti juaj i pasthirmave parahistorike. Ti do te jesh krahine, po jo komb.
      A je tuj m kuptu a..or taj..

  • Artikull shume me vend. Vertete eshte e neveritshme te degjosh e lexosh se si masakrohet gjuha jone dita dites nga mungesa e diturise dhe guximi i tepruar i padijes. Une jetoj prej vitesh ne Britani te Madhe dhe kam vene re nje detaj shume terheqes: Ndarja klasore shoqerohet ndjeshem me dallimet ne menyren e te folurit. Pra klasa e pasur dhe deri diku borgjezija e mesme flasin nje forme te anglisheje ndryshme te quajtur “posh” qe pak a shume perkthehet “hundperpjete”. Anglishtja ne thelb eshte gjuhe e cunguar qe ka huazuar, natyrshem ose jo, perpjestime te tera nga gjuhe te tjera. Por ne kete rast duket se kemi te bejme me nje veprim “te qellimshem”. Nese dikush banon ketu nuk e ka te veshtire te dalloje se sa perbuzet klasa puneture, dhe sidomose e pashkolluar nga klasat e tjera. Mbase ne ate pike sa nuk denjojne te flsin me ta, mundesisht te flasin nje gjuhe qe “te trashet” dhe “te vobektet” te mos e kuptojne. Ky pra duket te jete thelbi i gjuhes “posh”. Dhe me qesharakja eshte se po t’a shohesh me vemendje nuk eshte as me shume e as me pak po frengjisht e anglishtizuar. Pra klasa aristokrate angleze ka pasqyruar te klasa puneture te njejtin kompleks inferioriteti qe ata vete kane kundrejt gjuhes dhe kultures franceze. Me fjale te tjera, “ku merni vesh nga kultura ju mor kembezbathur, ne flasim frengjisht me njeri-tjetrin, e kuptoni ju frengjishten?

    Por sigurisht, keto halle nuk mund t’i pershtaten Shqiperise dhe gazetareve te saj te nditur qe nuk kane as me te voglen mungese njohjeje.
    ..Mos ndoshta keta “ithtaret” tane te televizorit e fejsbukut ndjekin te njejten rruge? – “ku merni vesh nga kultura ju mor kembezbathur, ne flasim angjisht, e kuptoni ju angjishten?
    Thua te mos jene aq te trashe sa duken..?

  • Nderime dhe respekte per kete shkrim emancipues, koha rremujash dhe paraja i ka trullosur njerezit dhe shume vlera merren te mireqena… vargjet e Fishtes mbeten lapidar. Bravo i nderuar qe i bie kembanes se alarmit…

  • Nje shkrim me atdhetarizem e profesionalizem. Probleme te shtruara drejt.
    Kryeministri pati thene qe ne institucionet qendrore shteterore do te vendoste punonjes per gjuhesine. Nuk po e shohim te zbatuar. Vet kryeministri eshte nje shembull i mire k perdorimit te gjuhes shqipe. Por jo shumica e politikaneve.

  • Shqiperia per fat te keq nuk ka themelet e saj dhe si pasoje nuk ka Identitet,eshte si ai guri i rrokullisur qe ka hunbur kontaktin e meparshem.
    Qe te kuptojme me mire gjuhen tone te bukur duhet te mesojme gjuhen e Perendive Greke te folur dhe te shkruar qe ne kohet e Lashta.
    Po u katandisem te fusim perseri gjuhet turke,italiane,angleze,gjermane,cranceze atehere si shtet i vogel dhe i formuar ne shekullin e 20te eshte shume e veshtire te mbijetojme.
    Kjo fillon qe me emrin Shqiperi.
    Pse nuk quhemi Epirote ashtu sic e quante veten Prijesi i Epirit Kastriotis?
    Se fashistet ne bashkepunim me turqit qe helmuan Filogrekun Ismail Qemalin e dinin qe do ishte ne dem te tyre.

    • Pellazgos, shqipja jote është vertete e rrjedhshme, mekat qe paguhesh vetem 300 euro ne muaj:)
      Ironike apo jo, ju qe na urreni me teper se kushdo, e mesoni shqipen ne shenje proteste apo ka ketu nje dashuri te fshehur?:)

    • “Nuk ka themelet e saja “nuk ka ” identitet ”
      Shqiptaret banojne te gjith bashke ne nje territor ndahen vetem nga kufij qe ju imponuan ! Romaket e Turqit nuk ja c’rrenjosen dot gjuhen as sllavet nuk e bene dot!! Krijimet e shteteve sllave e grek u mbeshteten nga fuqi te medha te huaja jo ballkanase !Mbretrit bullgar e grek u vune nga aristokracia europiane! Po te mos ishim kompakt ne do flisnim tani o sllavce o greqisht ose turqisht!! Qumshti e kosi qe na kane mbajt gjall quhen keshtu vetem ne shqip or ti mik!!
      RRACE E FORTE E JONA

  • Z përkthyes! Te lexova, por nuk kuptova dhe aq. Edhe herë të tjera kam ndeshur shpjegimin për kuptimin e OK, edhe ashtu siç e jepni ju. Por kjo më duket se nuk i qëndron dhe aq llogjikës, sepse s’mund të qëndrojnë bashkë kuptimi “në rregull”, me kuptimin “zero të vrarë”. Mos ndoshta jemi këtu në variantin e një gojdhane jo dhe aq të gjetur? Ndoshta një variant më i gjetur, referuar ndonjë enciklopedie angleze, do të ishte i mirëpritur. Ju përshëndes!

    • Bureto, kete shpjegim e kam lexuar ne nje nga numrat periodike te revistes se permuajshme : Reader’s Digest vite me pare. Ju pershendes!

      • perkthyesi, ka mbi 10 variante per OK, fillon me hokeheey te indigjeneve, me Ok greke(ola kala), me Ok ruso-ukrainase te detareve(Oçen Khorosho), me ate presidentin amerikan te ‘800qe e kishte slogan fushate, por edhe nje version interesant eshte se eshte thene per gabim All(shqiptohet Oll) correct(korrekt), shto edhe variantin tuaj zero(0) killed, Per mua mund te jete me i besueshem All correct, qe per gabim eshte marre siç shqiptohet, Oll Korrekt, gjithshka ne rregull.

        • mono dhe unë këtë variant njoh si atë të vërtetin!
          e shqiptaura Oll Korrekt!
          gjë që përkon dhe me kuptimin përse përdoret!!

  • Ke shumë të drejte. Po na u mbush parlamenti më analfabet funksional.ata duhet te bejne nje ligj qe te dënojnë ata gazetarë qe flasin dhe shkruajnë gabim gjuhën shqipe po kush ta bëjë ligjin ai që sdi vetë artikulli yt është një kushtrim tu kumtesa ndërkohë fshatin

  • Pellazgos nga emri ivetequajtur je shqiptar ma mer mendja por eshte e drejta jote te quhesh dhe grek une historian nuk jam por me duket se njerezit ketu nuk komunikojne me gjuhen e perendive greqishte vjeter nuk ka asnje lidhje me gjuhen e soteme greke pote ishte ashtu perse bejne ne shkolla arqea elinika prandaj zotni nuk ka asnje lidhje e vjetra me te rene

  • Krimi më i madh që ka bërë e bën klasa jonë politike është ai ndaj gjuhës shqipe. E s’ka kush i dënon tërë ata renegatë që e përbëjnë atë! Ata i drejton xhepi dhe barku. S’kanë as komb e as atdhe e as Zot. Na korritën e po na marrin në qafë. Ky sua i fëlliqur duhet spastruar njëherë e mirë. Ô popull, çeli sytë! Poshtë e ashtuquajturit Akademi e Shkencave ! Poshtë gjasme shkencëtarët!

  • Nderim e respekt per Gurin ne trajtimin e temes e te folurit dhe te drejtshkrimit te gjuhes tone amtare e cila cdo dite e me shume po merr drejtim te gabuar e mbushur me fjale te huaja. Ky shkrim eshte nje veper atdhetare dhe problemi qe ngrihet aty duhet te shqetesoj ne rradhe te pare drejtusit e kombit ,Institutin e Gjuhesis dhe te gjithe ata qe e quajne vehten SHQIPTAR.

  • Shkrimi i drejte.Bravo autori Guri Shyti!
    Me disa komentues e kam:Kur do te shqitemi nga poltizimet o njerez te mbarsur me urrejtje provinciale te
    trevave ekstreme?!

  • Hammerhaituri
    Cumeshti ne shqip quhet mil-k sic e ka huazue bota nga shqipja.Per te nxjerre qumeshtin e shqipes tende e timen duhet ta mielesh bagetin e Naimit.Asnji gjuhe,vec shqipes e spjegon fjalen qumesht qe vjen nga veprimi i te mjelurit te bagetive.Mile = Milk.

  • Nje nga problemet me te rendesishme ku te gjithe duhet te ngrene zerin per ta zgjidhur ne te gjitha drejtimet.E cjane keto reklama emerte ne gjuhe te huaja?A nuk kemi ne gjuhen tone te bekuar dhe shume te bukur?Eshte gjuha qe na percakton si kombe me vete.E si mund te ndjehesh mire kur perdoren emerte te tilla si “Lungo mare” apo ” Pedonale” e shume shembuj te tjeramund te themi mjafton te ecesh rrugeve e te lecosh reklamat apo tabelat e shitoreve.Kuvedi,televizori,gazetaret, gazetat jane kthyer pa e kuptuar ne faktor qe po shkatrojne gjuhen tone te mrekullushme

  • C`jane keto shkrime qe n`a servir “Dita” pa me te voglin problem?

    Ironia eshte se kerkojne editore kur nuk kane redaktore.
    Nje shkrim plot gabime ne shenja pikesimi ku gjen nje inflancion te “presjeve”, “pikepresjeve”, vendosjes se “dypikave”, etj,etj,etj.
    Perdorimi i tyre eshte si mos me keq.

    Po hajde, se ne kete pike vuajne pothuaj te gjithe shqiptaret, po ato brockulla qe n`a thuhen nga ky “gjuhetar” pa diplome qe, “ne shqip te shkruhet sic lexohet”, kjo me ka gajasur.

    E si mund te shkruhet “fast fud”, “tollk shou” e te tjera brockulla te tjera, sic e kane mesuar kete rregullat e drejtshkrimit?

    A keni pare se si shkruhet ne lajmet dhe emisionet televizive emri i politikanit gjerman Schäuble?
    E pra, shkruhet “Shojble” ashtu sic rekomandohet ne kete shkrim. Eshte skandal!
    Me vjen per te qeshur kur e lexoj. Ka dhe te tjare gafa te tjera, po nuk kam kohe t`i ze ne goje.

    Nese jane marre fjale nga gjuha angleze ashtu duhet te shkruhen,nese jane marre nga gjuhet latine natyrisht qe ashtu duhet te shkruhen.
    Problem jane gjuhet e tjera si ato aziatike, arabe, cirilike etj.

    Apo duhet shkruar dhe emri presidentit Trump, “Tramp”?

    Po a e keni menduar ndonjehere te kunderten, pra te shkruarit nga te huajt te shqipes?

    Po te fillojne dhe te huajt te shkruajne sipas teorive te ketyre sharlataneve te gjuhes shqipe emrat tane ne gjuhen e tyre ashtu sic i shqiptojne, atehere ke per te pare nje lemsh e li, qe do te tmerroje vete emermbajtesit, p.sh.”Gjimshitin”, “Hoxhen”, “Bejtullahun”, Hajrullahun”, “Kocobashin” dhe vete “Shytin”.

    Lerini ore keto brockulla se nuk ja keni idene e gjuhes, sepse jeni as me pak dhe as me shume diletante per te mos thene injorante.
    Ka ca rregulla nderkombetare ne kete mes, asgje tjeter.

  • Do t’i lutesha kamentuesit te pare MH,kur thote se po varroset gjuha e Fishtes qe ne vitin 1972 ? Nuk besoj se eshte e vertete por sidoqofte edhe vete MH shkruan ne dialektin e tij dhe pa gabime ortografike! Gjuha Gegerishte shkruhet ne menyre te tmershme keq! C’do njeri eshte i lire te shkruaje ne dialektin e vet por pa gabime ama! Na mbyti analfabetizmi! Njerez qe nuk dine te shkruajne komentojne probleme te ndryshme qe shqetesojne Shqiperine! Gjuha shqipe eshte e bukur per ata qe e shkruajne dhe lexojne apo qe edhe e degjojne tingellimen e saj!Pra do te thoja se “nuk duhen bere gabime ortografike si te Mul Nokes ,kur flasim”! Berisha dhe PD “i vuri kazmen” gjuhes shqipe! Suksese artikullshkruesit!

  • Baba i gjuhës serbe Karaxhiq u bë me moton absurde:”LEXO SI ËSHTË SHKROJTUR, SHKRUAJ SI LEXON”. Dhe serbët symbylltas e respektojnë këtë, e cila gjë, sot, nuk është asgjë tjetër pos një fashizëm i llojit të vet.

  • Syri i Shkodres
    Te pershendes perzemersisht,per konsideraten e vlersimit qe me ban.Hera e pare qe marre nji vlersim kaq dinjitoze.
    Por te thom te verteten.Jo pse jep vlersimin ndaj mejet.Por sy si syte e Shkodres nuk gjinden kund.
    Pershendetje!

  • Pervec “Pellazgut” jane te gjitha diskutime per s’mbari!! Le te bejm “sherr” kush e ka djalektin me te bukur kush esht me i madh Fishta apo Frashri Devolliu apo Gjirokastriti Tetovari Cami apo Tiranasi
    JU LUMTE (per pak sa s’thash Bravo)

  • Te lumte z. Shyti, ke hapur nje teme me shum vlere per gjuhen por edhe per kulturen ne pergjithesi. Gjuha korrekte , per njeriun eshte kulture por edhe dinjitet. Mbi bazen e ketij artikulli , shtypi, konkretisht gazeta Dita, mund te hapi nje rubrike te perditeshme ku te evidentohen gabimet dhe rregullat e gjuhes se folur dhe te shkruajtur. Ndoshta eshte pak por kur Instituti i Gjuhesise flen, dikush duhet ta zevendsoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *