Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Ta kuptojmë hallin z.Malltezi… S’është kollaj t’i thuash vajzës së Berishës “jo”. E vetmja gjë që të ka ngelur është të lexosh letrat që të shkruan familja Berisha, paçka se brenda ndërgjegjes tënde zien nga inati që Basha është më i rëndësishëm se ty tek familja Berisha.
Bashës, familja Berisha ja dhuroi pothuajse të gjitha postet ministrore, gjithashtu dhe Bashkinë, por ai është komplet i paaftë, për të vendosur autoritetin me punë, kështu që e vetmja gjë që bën është vetëm retorikë boshe duke ngelur thjesht një kryetar partie opozitare që do e ëndërronin të gjitha qeveritë ta kishin përballë. Basha dhe Berisha do të ngelen në historinë shqiptare vetëm për faktin që po shkatërrojnë PD-së që me aq sakrifica e krijuan ata që sot janë jashtë kësaj partie.
