Hamasi vret një fëmijë izraelit, Netanyahu: Do intensifikojmë operacionet

redaktor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se operacionet ushtarake në Gaza do të intensifikohen pas vrasjes së një fëmije izraelit.

Sipas BBC, djaloshi 4- vjeçar vdiq pas një sulmi me mortaja në një fshat në jug të Izraelit, pranë kufirit me Gazën.

Ndërkohë sulmet izraelite kanë vazhduar, duke vrarë të paktën 4 persona të premten.

Më shumë se 2090 palestinezë, shumica civilë, kanë vdekur gjatë konfliktit.

Në krahun tjetër janë shënuar 67 izraelitë të vrarë, shumica ushtarë.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit tha se Hamasi do të paguajë shtrenjtë çmimin për vdekjen e fëmijës 4 vjeç.

Të enjten sulmet ajrore të Izraelit vranë katër drejtues të lartë të Hamasit.

Izraeli thotë se të premten më shumë se 80 raketa u qëlluan nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Një prej tyre goditi një sinagogë, duke dëmtuar godinën dhe plagosur lehtë tre persona.

Share This Article
3 Comments
  • kissinger :
    “Përgatituni për Luftën e Tretë Botërore”
    2012-01-24 në orën 4:34.PD
    BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar. Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme

    Me siguri të plotë foli diplomati i njohur Henry Kissinger, kur u pyet për situatën politike që mbizotëron sot në botë. Ai u shpreh i sigurt se Lufta e Tretë Botërore është shumë pranë. Kissinger përshkroi me ngjyra shumë të errëta të ardhmen e zymtë që na pret. Sipas tij, SHBA është gati të godasë Kinën dhe Rusinë, duke gjetur si pretekst Iranin. Ai është i bindur se SHBA do të triumfojë, pasi është më e mira dhe ka ushtrinë më të konsoliduar.
    Kissinger, është një figurë kontroversale. Diplomati i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, në një shkrim të tij në sajtin elektronik dailysquib.co.uk, jo vetëm që është pro luftës, por e përshkruan momentin e shpërthimit me shumë entuziazëm.
    Në këtë shkrim, ai thotë: “SHBA do të sulmojë Kinën dhe Rusinë dhe gozhda e fundit në arkivol do të jetë Irani, i cili sigurisht që është vënë në shënjestër të Izraelit.
    Lufta që na pret do të jetë kaq e ashpër, saqë vetëm një superfuqi mund të fitojë dhe ajo do të jemi ne. Ndaj dhe BE-ja po nxiton që të krijojë një super-shtet të plotë, sepse e dinë çfarë i pret dhe për të mbijetuar, Europa detyrimisht duhet të jetë një shtet i bashkuar.
    Nxitimi i tyre më lë të kuptoj se e dinë mjaft mirë që lufta është e pashmangshme. Oh, sa shumë e kam ëndërruar këtë moment të mrekullueshëm! Kontrolloni naftën, që të ushtroni kontroll mbi kombet. Kontrolloni ushqimin që të ushtroni kontroll mbi njerëzit.
    Nëse je një njeri i zakonshëm, atëherë mund të përgatitesh për luftë. Shko në periferi dhe ndërto një fermë, por duhet të marrësh me vete armë, pasi rreth e rrotull do të kesh turma njerëzish të uritur. Edhe pse shtresa e lartë do të ketë vende të sigurta ku do të strehohet, duhet që gjatë kohës të luftës, të jetë mjaft e kujdesshme me shtresat më të ulëta të shoqërisë, pasi vendstrehimet e tyre mund të rrezikohen.
    Informuam ushtrinë se duhet të pushtojmë mbi shtatë shtete të Lindjes së Mesme, me qëllim që të sigurojmë burimet e financimit të ushtrisë dhe pothuaj e kanë përfunduar punën e tyre.
    Të gjithë e dimë se çfarë mendimi kam për ushtrinë, por duhet të them që këtë herë iu bindën urdhrave të mësipërm.
    Tashmë ndodhemi në fazën përfundimtare dhe stacioni i fundit është Irani, i cili do të ndryshojë balancimin. Sa kohë do të qëndrojë Kina dhe Rusia duke parë Amerikën të bëjë spastrime? Arusha e madhe ruse dhe drapri kinez do të zgjohen nga gjumi i tyre dhe kjo do të ndodhë kur Izraelit do t’i duhet të luftojë duke përdorur gjithë forcat e tij, si dhe arsenalin e armatimeve.
    Le të shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë. Gjysma e Lindjes së Mesme është izraelite. Nga rrënojat do të ndërtojmë një shoqëri të re, do të mbetet vetëm një superfuqi dhe ajo do të jetë qeveria ndërkombëtare që do të fitojë. Mos harroni, SHBA ka armët më të mira, kemi pajisje që asnjë komb tjetër në botë nuk i ka. SHBA do t’i shfaqë këto armë para popujve, në momentin e duhur”

  • …nuk kam asgje ne parim kunder Luftes se Trete Boterore, ajo qe do te uroja eshte vetem qe kjo te mos ndodhe e stisur nga mendje te velura nga jeta, por nga nje llogjike normale humane, e cila na meson ne fakt pikerisht te kunderten e asaj qe thote Kissinger i cili elaboron nje proces ne zhvillim prej luftes hipotetike e deri tek dominimi i nje fuqie te vetme dhe aty mendja e ndritur e Henrit thote Stop,por historia na meson nje te vertet te madhe cdo fillim ka nje fund, ate se edhe perandorite e medha qe kane sunduar ne kohe te ndryshme jane shperbere ,duke u shnderuar ne pluhur, Ka edhe nje kontradikte te dyte te karakterit doktrinar, A jane pregatitur vendet e zhvilluara ne teknologji por sidomos ne mendim,per tiu nenshtruar nje sfide me karakter shfaroses, vetem e vetem per te vendosur modelin e tyre te jeteses , apo ne rastin me pragmatist per te vendosur kontrollin e tyre mbi germadhat e perandorise kundershtare, kjo me duket e pamundur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *