Skuadra gjermane e Hamburgut ka pasur kontakte gjatë ditëve të shkuara me Andi Lilën, që është duke u stërvitur në resorin “Tropikal” në Durrës, për të mbajtur formën, pasi është futbollist i lirë që kur Parma falimentoi. Sigurisht, federimi në një klub të Serisë A është disi problem, për shkak se mbrojtësi është ekstrakomunitar, ndaj edhe ai duhet të presë për të parë, me disa sondazhe të bëra nga Kievo, Frozinone dhe Karpi. Por, klubi gjerman, është duke kërkuar një mbrotjës krahu dhe Lila mund të jetë një ide interesante.