Çapajev Gjokutaj
Vështirë se mund të parashikosh me saktësi ç’do të ndodhë pas dorëheqjes në grup të opozitës. Situata është e paprecedent dhe shumë delikate. Gjithsesi, duke përdorur logjikën dhe, sidomos duke parë ç’ka ndodhur në të shkuarën, mund të bëhen disa parashikime a më saktë hamendje, qoftë edhe të vagëllta.
1. Hamendja e parë: Presim një stinë protestash.
Është thuajse e sigurt që gjatë muajve të ardhshëm tensionet kanë për t’u rritur. Opozita, e pozicionuar tashmë jashtë sistemit, nuk mund të veprojë më me diskutime, debate, mocione, hetime palamentare, votime, abstenime etj.
Mjeti kryesor dhe thuajse i vetmi për të vazhduar ekzistencën në politikë i mbeten protestat. Me protesta opozita mund ta detyrojë qeverinë të lëshojë pè dhe të negociojë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Me protesta dhe, sidomos me rrezik destabilizimi, opozita mund ta shtyjë faktorin ndërkombtar të marrë në konsideratë ankesat e saj.
Protestat paqësore, në çdo kontekst dhe kurdoherë sjellin dobi të shumfishtë për të gjitha palët, si dhe për shoqërinë në përgjithësi. Pala që proteston artikulohet më me forcë dhe rrjedhimisht rrit ndikimin e saj në publik.
Protestat i bëjnë mirë edhe qeverisë. Qeverisja është pushtet dhe dihet se pushteti të prish apo, më e pakta, të shtyn në ngasje për arbitraritet, anësi, korrupsion etj. etj. Nën trysninë e protestave pushtetarët, me dashje apo pa dashje, bëhen më të kujdesshëm e më të përkorë.
2. Hamendja e dytë: Opozita do të synojë radikalizimin e protestave, madje jo rrallë do të anojë edhe nga dhuna.
Do të ndodhë kështu jo se opozita aktuale është e prirur vetiu për radikalizim e dhunë, por sepse me ikjen nga parlamenti, me daljen jashtë sistemit, rrezikon të dobësohet e të mpaket.
Natyrisht dhuna nuk është i vetmi opsion. Protestat paqësore, që do të ishin masive dhe do të zgjasnin në kohë e do të bllokonin jetën normale në vend, mund të detyronin qeverinë të lëshonte pé dhe ndërkombtarët të ndërronin qendrim.
Deri tani nuk ka shenja se do të kemi protesta të tilla, masive dhe në përditshmëri. Veç kësaj, përvojat e deritanishme kanë dëshmuar se protestat e opozitave tona asnjëherë nuk kanë ardhur në rritje, përkundrazi janë pakur e zbehur me kalimin e kohës.
Nuk duket në horizont ndonjë shkak që kësaj here t’i nxisë qytetarët të dalin e të protestojnë masivisht dhe në vazhdimësi. Si edhe në raste të mëherëshme mungojnë kauzat që do t’i kthenin protestat nga organizim partiak e veprim militantantësh në frymë qytetare.
Shitblerja e votave, sado shqetësuese të jetë për demokracinë, nuk përbën kauzë për mosbindje civile, madje, në një kuptim, nuk përbën as lajm. Është dukuri që ka shoqëruar thuajse të gjitha zgjedhjet tona duke filluar të paktën që nga 1996-a. Vjen si dukuri e përsëritur pavarësisht se shfaqet në forma dhe emra të ndryshëm si mbushje kutish, allishverishe në numërim, marifete të tipit ‘Dushk’, lirime të burgosurish, aktivizim bandash kriminale etj.
Po kështu vështirë se mund të krijojnë kauza korrupsioni me tenderat, arbitrariteti qeveritar, prirjet autoritariste etj. Pavarësisht nga shkalla e shfaqjes dhe e përfoljes publike, gjynahe të tilla kanë shoqëruar gjithë tranzicionin. Janë përsëritur e përfolur zhurmshëm, por kanë mbetur përgjithësisht të pandëshkuara. Si pasojë qoftë korrupsioni, qoftë arbitraiteti duket se ushqejnë më shumë skepticizmin dhe jo mosbindjen qytetare.
Skepticizmi vjen e rritet edhe nga fakti që, laj thaj kemi gjithsej dy parti e gjysëm, që alternojnë njera tjetrën në pushtet. Sa janë në opozitë bëjnë premtime me thes, kur vijnë në pushtet bëjnë transformime me qese. Me një fjalë kemi parti politike që e kanë shpërdoruar periodikisht besimin e publikut ndaj e kanë të vështirë të krijojnë frymë dhe mbështetje të gjerë qytetare. Shumë shumë arrijnë të mobilizojnë militantët. Edhe këta shumicën e herëve mobilizohen jo aq nga besimi se sa nga shpërblimi.
Parë kështu protestat e pritshme të opozitës vështirë se do të jenë masive dhe bllokuese. E vetmja rrugë për t’i faktorizuar duket se mbetet radikalizimi e dhuna.
3. Hamendja e tretë: duke qenë të prirura nga radikalizimi dhe dhuna, vështirë se këto protesta do të sillnin dobi për ndokënd.
Është pothuajse e sigurt se, falë konfliktualitet në rritje qershorin e ardhshëm do të kishim një përgjigje negative nga Brukseli për fillimin e negociatava të antarësimit.
Imazhi i dhunës dhe destabilitetit do të tuste investitorët potencialë, jo vetëm ata të huaj, por edhe vendasit. Renie do të kishte edhe për turizmin dhe ekonomitë e lidhura me të. Një vend që shfaqet në lajme me përleshje, gaz lotsjellës e shashka, vështirë se mund të ndjellë vizitorë.
Nuk ka shumë gjasa që nga kjo frymë radikalizmi e dhune të përfitonin edhe vetë partitë opozitare. Patjetër që grupet e militantëve të tyre do të bëheshin më aktive e më solide, por elektorati gri, ai që vendos fatin e zgjedhjeve, vështirë se ka mall për trazira, aq më pak trazira të zgjatura.
Gjithsesi, të gjitha këto pasoja negative mund të bëheshin të pranueshme, mund t’ia vlenin, në se arrihej objektivi i opozitës: krijimi i një qeverie tranzitore, që do të krijonte kushte të favorshme dhe do ta shpinte vendin në zgjedhje të lira e të ndershme.
Teoritë e negocimit dëshmojnë se, përjashto rastin e përmbysjeve radikale, marrëveshjet dhe kompromiset arrihen kur të dyja palët lëshojnë pé e vijnë diku në mes. Një marrëveshje e mundshme mes PS-së, më njerën anë, dhe PD-së e LSI-së, më anë tjetër; për më tepër një marrëveshje e arritur nën trysninë e klimës konfliktuale, vështirë se mund të shpinte në reformin serioz të sistemit zgjedhor.
Të paktën deri tani, marrëveshjet e shtyra për në çastet e fundit dhe të marra nën trysni, kanë rezultuar arnime që ruajnë dhe fuqizojnë monopolin e partive kryesore politike dhe mbyllin çdo shteg për shfaqjen e forcave të reja.
Pa krijuar kushte për daljen dhe fuqizimin e aktorëve të rinj politikë, vështirë se ka për të patur ndonjë ndryshim thelbësor. Gjithëçka do të ngjajë me një dèjá vu të dalë boje, apo si e thotë populli me një ‘ikën Pilua e vjen Dilua’.
Botuar në Dita

Ne ka periudhe te shtet berjes kjo i takon EDI RAMES i cili realizoi kuptimin prej qytetareve te respektimit te ligjeve.Shqiptaret kuptuan se nuk pihet duhan ne vendet publike,se kur udhetohet duhet vendosur rrypi i sigurimit,se energjia elektrike,uji dhe sherbimet e ndryshme duhen paguar dhe jo grabitur apo vjedhur etj etj.
Ndoshta momenti i tanishem duhet shfrytezuar si shans qe edhe politikanet te kuptojne se duhet te respektojne ligjet dhe KushtetutenAta braktisen Parlamentin duhet te kuptojne se nuk mund te trajtohen si femije qarramane qe prinderit e dhembshur do tu plotesojne tekat.Pse vetem ata pesedhjete veta ka Shqiperia?Prinderit dmth populli mos te trembet se kalamanet do te perplasin kokat …jo jo atyre u dhimbsen pasurite qe kane grumbulluar….
Nje funderrine si edi rama qe erdhi ne pushtet nga Ilir Meta. Duke qene i tille si langaraq qe eshte vetem terheqja zvarre e largon nga pushteti. Ky hajdut dhe i korruptuar qe ka shqiperia sot kryeminister nje psikopat i droguar qe ja ka shitur shqiperine te huajve duhet te shporret nje ore e me pare nga pushteti dhe nga zyrat e kryministrise qe i ndot dite per dite.
Asnjehere nuk ka marre vota nga populli shqipetar ky funderine dhe gjithmone ka vegjetuar nene hijen e me te forteve si Fatos Nano qe e beri minister te kulture, nga nje nudist plazhesh ne france qe ishte. U be kryeminisiter nga votat e Ilir Metes ne zgjedhjet e vitit 2013. Cdo sekonde me teper e ketij hajduti ne karrigen e kryeministrit vetem vuajtje i shkakton shqiperise dhe cdo shqipetari mbrenda dhe jashte vendit. Them atyre shqipetareve te cilet ju dhimbset shqiperia dhe atdheu te cilin ky felliqesire po ja shet perdite europes dhe frenkenshte – njeve dhe mafiozeve e oligarkeve.
Perpara opozita e kryesuar nga partia demokratike.
Z.Çapajev Gjokutaj!
Te gjitha menyt i sorollate.Po ate qe asht kryesore nuk na e analizove dhe as nuk te shkoj mendja se si do te vijojne punet nese plotesohet numri i kandidatve te ri qe do plotesojne kuvendtaret e vjeter batakci e te korruptuar e kriminel te kuvendit.Te cilet nga qe e shikojne veten ne prak te arrestimit.
Nese arrihet te normohet plotesisht numri i vendeve bosh te djegura me deputetet te ri.Cfare pozicionit te rendesise politike do te kene keto ish opozitare te djegun qe nuk i shpetoj zjarrfiksja.Duhet te krijosh nji fare intuite si do perballen ish opozitaret e djegun me opozitaret e ri me mandat deputetit.
Deputet e ri do jen ma me objektivitet ne permbajtje te ceshtjeve dhe kompromisit brenda parlamentit.Nuk besoj qe ne asnji menyre deputetet e ri ti hyjne bojkotit.
Nderkombetare vlersune nji opozite te padenje per te mos thane rreaksionare.Nji qeveri qe ka ba ecje perpara por qe ka dhe te meta.Te cilat nuk ka kurrfare mundesie per te kalue vendin ne nji qeveri tranzicionit.
Hamendje qe anashkalojne faktorin baze te krizes ne Shqiperi – Krizen Ekonomike!
Rrotullohet Gjokutaj ashtu si dhe pushtetaret e Rames apo mediat dhe gazetaret e ngjizur pas pushtetit si mizat pas mutit, qe protestat tia faturojne krizes politike dhe opozites!
O njerez, ketu ka nje krize ekonomike te plote e te shtrire anembane ne tere Shqiperine dhe ne tere shtresat shoqerore! Me nje krize te tille ne ekonomi, keto denglat me politike jane kot fare. Lufta politike eshte e ashper kudo sot ne bote! Por protestat ngjasin vetem kur ka kriza ekonomike. Ja ne France, per rritje cmimesh per karburantet Jelekverdhet kane paralizuar Parisin me protesta.
Nuk i bejne opozitat protestat, ato i ben pakenaqesia popullore ne rrafshin ekonomik, aty ku qeveria Rama eshte totalisht e deshtuar. Kete eshte qesharake te besh sikur nuk e sheh.
Nisja e bisedimeve me opoziten do te jete nje gabim fatal per Edi Ramen. Qe zgjedhesit e tij nuk do ia falin me. Rama duhet te vazhdoje te qeverise deri ne vitin 2021 pa hyre ne pazare me opoziten vrastare. Zgjedhesit kerkojne nga ai drejtesi dhe jo allishverishe.