Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

redaktor

Lewis Hamilton triumfon për herë të pestë në Çmimin e Madh të Hungarisë dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme.

Piloti britanik arriti në kohën 1:24.684 duke i dhënë një tjetër goditje psikologjike shokut të skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën si i dyti në kohën 1:24.594.

Kampioni botëror tashmë kryeson në Botërorin e këtij viti me 6 pikë më shumë se Rosberg, ndërsa është vetëm 3 fitore larg Alan Prost, piloti që ka më së shumti gara të fituara, gjithsej 51.

Vendi i fundit në podium i takoi Ricciardios, i cili i mbijetoi luftës me Vettel, i cili pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, nuk arriti ta tejkalojë.

Share This Article
1 Comment
  • Shikoni mire kohen e fituesit dhe kohen e vendit te dyte.
    Nuk ka mundesi qe fituesi ta kete bere garen ne nje kohe me te madhe se vendi i dyte!!!!!!!
    Piloti britanik arriti në kohën 1:24.684.
    Nico Rosberg, i dyti në kohën 1:24.594.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *