Hamilton më i shpejti edhe në Hungari

redaktor

Lewis Hamilton mori ‘pole position’ e radhës duke mbyllur më shpejt nga të gjithë provat zyrtare në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Piloti britanik regjistroi kohën 1 minutë 22 sekonda e 408 të mijëtat duke lënë pas vetes, ashtu siç ka ndodhur shpesh në këtë kampionat të Formula 1, kolegun e tij të Mercedes, Nico Rosberg.

Si për të plotësuar “deja vu”-të, i treti u rendit Sebastian Vettel me Ferrarin e tij, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen nuk shkoi më shumë sesa vendi i pestë.

Ky ishte ‘pole postion’ i nëntë për Leëis Hamilton nga 10 të tillë këtë kampionat. Piloti britanik nuk ka mundur të marrë vendin e parë vetëm në garën për Çmimin e Madh të Spanjës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *