Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Hamilton në pole position në Malajzi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Hamilton në pole position në Malajzi
Sport

Hamilton në pole position në Malajzi

anazapta
Published March 29, 2014
Share
SHARE

“Mercedesi” i Lewis Hamilton la prapa “Red Bullin” e Sebastian Vettel në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë, që do të mbahet të dielën. Hamilton ishte 0.055 sekonda më i shpejt se kampioni i botës, ndërkohë që shoku i skuadrës Nico Rosberg me një diferencë fare të ngushtë kohore la pas “Ferrarin” e Fernando Alonso. Hamilton ka kapur kështu pole position-in e 34-t në karrierën e tij, duke thyer rekordin e të madhit Jim Clark për pilotët britanikë. Ndërkohë, “Red Bulli” i Daniel Ricciardo la prapa “Ferrarin” tjetër të finlandezit Kimi Raikkonen.

Hamilton, Vettel dhe Alonso ishin në gjendje më të mirë se shokët e tyre të skuadrës, duke pasur parasysh edhe shiun që ra në pistën e Sepangut, i cili u vështirësoi planet. Konkretisht, Hamilton ishte 0.619 sekonda më i shpejtë se Rosberg, Vettel 1.055 sekonda më i shpejtë se Ricciardo dhe Raikkonen 1.043 sekonda prapa Alonso. Mes këtyre të fundit, Rosberg la pas Alonso në çastin e fundit me 0.125 sekonda, thuajse në fund të sesionit të provave, kur kushtet meteorologjike ishin paksa më të mira nga sa ishin në fillim.

Piloti i “Force India” Nico Hulkenberg, në pistën e lagur zuri vendin e shtatë, ndërsa debutimi i Kevin Magnussen me “McLaren” u konsiderua befasues, duke qenë se zuri vendin e tetë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jenson Button të dhjetin.

Button rrezikoi me vendimin e tij për të zgjedhur goma të mesme për sesionin final, në një kohë kur të gjithë të tjerët kishin zgjedhur gomat e rënda për shkak të lagështirës që kishte përfshirë pistën.

anazapta March 29, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?