Hamilton nuk ka toleruar aspak as në provat zyrtare për Çmimin e Madhe të Amerikës, duke arritur “pole position”.
Me kohën 1:33:108, britaniku i la të gjithë pas duke marrë “pole position”-in e 11 në këtë sezon dhe të 72-in në karrierë.
Më i shpejti pas britanikut ishte piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili pritet të bëjë maksimumin ditën e nesërme për të mposhtur Hamilton.
Bottas u rendit i treti, më pas Ricciardo, e nga vendi i pestë do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Raikkon.

Ne cfar ore zhvillohet gara? Ne rast se flitet per formula 1 ketu, ky do ishte informacioni me i vlefshem