Lewis Hamilton siguroi për të katërtën herë radhazi pole position, falë një xhiroje të përkryer, duke mundur në çastet e fundit Sebastian Vettel. Pista e Çmimit të Madh të Belgjikës ishte e mbuluar nga uji, për shkak të reshjeve të shumta, çka i bëri të paparashikueshme provat e djeshme. Ish-kampioni i botës ishte piloti i fundit që kaloi vijën e finishit i favorizuar edhe nga përmirësimi i kushteve, duke regjistruar kohën 2’ 01” 012, me 0.2” më pak se Vettel. Zhgënjyes edhe një herë tjetër Fernando Alonso, i cili shpresonte shumë që të në garën e Belgjikës të ngushtojë diferencën me gjermanin në krye të renditjes. Piloti i Ferrarit zuri kohën e nëntë, duke pasur para tij Romain Grosjean e Kimi Raikkonen me Lotus. Makina e spanjollit rrëshqiti në çastet e fundit, kur pista po thahej me shpejtësi, duke bërë një rrotullim që në fund rezultoi fatal për startin e garës së sotme.
