Hamilton rinovon kontratën për 2 vjet të tjera me Mercedesin

Leda Hysa

 

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes.

Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuadrën gjermane, duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2020.

Hamilton i jep fund kështu zërave që lidhnin të ardhmen e tij me rivalin më të fortë të Mercedesit, italianët e Ferrarit.

Piloti britanik ka fituar 4 herë titullin kampion bote në Formula 1, dhe këtë sezon është një nga pretendentët kryesorë së bashku me Sebastian Vettel, për ta çuar në 5 numrin e titujve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *