Hamilton triumfon në Hungari

Dita

Lewis Hamilton ka triumfuar këtë të diel në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke e çuar në 24 pikë diferencën nga Vettel.

Ky i fundit është renditur në vend të dytë, ndonëse zhvilloi një garë mjaft të mirë në pistën hungareze.

Piloti i Ferrarit ka arritur ta parakalojë pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottas, vetëm katër xhiro para fundit të garës.

Podiumi u plotësua nga Kimi Raikkonen, piloti tjetër i Ferrarit.

Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 213 pikë tashmë, por ‘lufta’ për titullin kampion mbetet ende e hapur, pasi ka ende gara për t’u zhvilluar.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *