Hana sulmon “Rilindjen”: E përdor shëndetësinë për qëllime elektorale

anazapta

Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor thotë se skema aktuale e sigurimeve është një model i suksesshëm. Elvana Hana e konsideron strategjinë e propozuar nga Partia Socialiste një remineshencë të së kaluarës dhe thotë se po përdoret për qëllime elektorale. Sipas saj, skema aktuale mbron pensionistët, të papunët, gratë shtatzëna, fëmijët, studentët, etj dhe për këto kategori kontribuon shteti. “Momenti kur ne jemi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri është kurorëzim i të gjithë kësaj pune, të cilën PS do ta zhbëjë, duke propozuar një shërbim shëndetësor pa kontribute dhe shërbim të ashtuquajtur falas, pa treguar konkretisht se çfarë do të bëjnë me reduktimin e shumës së kontributeve, e cila i hiqet shëndetësisë dhe shkon nuk e dimë se ku, dhe si do të jetë i mundur realizimi i të njëjtave shpenzime që kryhen sot në sistemin tonë shëndetësor që përbëjnë 24% të shpenzimeve të skemës. Çështja e diskutimit të financimit për shëndetësinë është një çështje mjaft delikate dhe nuk duhet përdorur për qëllime elektorale, sepse do të ndodhë si me pëlhurën e Penelopës, të cilën e thur njëri dhe e shthur tjetri, duke rrezikuar shërbimin shëndetësor për popullatën”, thotë Hana.

Hana tha se të papunët mbulohen falas nga shërbimi shëndetësor, pasi për këtë kategori paguan shteti. “Në vitin 2007 janë përfituar rreth 72 milionë lekë nga kategoria e të papunëve dhe kjo shifër është 172 milionë në vitin 2012, duke dyfishuar përfitimet e kësaj kategorie në këto vite. Kjo nuk lidhet me ndryshim të numrit të të papunëve, por me rritjen e përfitimit të tyre nga skema”, nënvizoi Hana.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *