Hahn: Tirana dhe Shkupi, fqinjët tanë, nuk mund të rrimë indiferentë

DITA Online

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh është shprehur me vetëbesim se Komisioni i Europës do të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit, raportoi Handelsblatt.

Sipas Hahn, hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë BE-së. Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin, vitin e kaluar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet.

Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, u shpreh Hahn për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt”.

 

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Do futen nje here ne burg gjithe te korruptuarit e politikes, pasi t’ju jete sekuestruar gjithçka xhvaten keto 28 vite! Pastaj do hapen lehtesisht portat e BE per kete vend martir

    • Po po ashtu pordhesh me rigon lesho ti…Po t´i kishim ato qe thua ti, nuk na duhej Europa.

  • Rekomandim,per HAPJEN e nogociatave,kupton ti apo jo !
    Jo se do hapen negociatat, kushe di mbas sa vjetesh do hapen,pastaj kur te hapen negociatat,kush e di mbas sa vjetesh do pranohesh,Iku edhe nje brez tjeter per lesh !

  • Prape me rekomandime eeee!!!
    Ore edhe sa vjet do te rekomandoni se qy eshte i gjashti i qeverise se sukseseve te papara!!!

  • Komisioneri duhet te pyes Lulezimin dhe Muniken, pastaj ta deklaroje se shqiptaret e Munikes dhe Lulezimit nuk duan Europe po pushtet ne Shqiperi. Keshtu i ka mesuar bac Sali Karaxhiçi qe te shpetojne nga burgu. Per inat te atyre qe duan Europen, shqiptaret e Munikes dalin e bllokojne rruget qe njerezit te mos udhetojne e te zgjidhin hallet.

    • Do durosh dhe me shume akoma o torollak se nuk shkohet ne europe me batuta nuk shkohet ne europe me frokat me Rosh e Bush me tahira e me kriminele nuk shkohet me TAULANT PALLEN sa per dieni kur Europa pyeti lul bashen e berishen te futi ne nato ti hoqi vizat qe ju komunistet te levizni te lire per te shitur droge ne europe

  • Mbaj mend rreth vitit 2002 ka qene diskutuar qe parashikohej hapja e negociatave nga BE ne vitin 2012. Ne ate kohe thoja ska mundesi kaq shume vite,por si pa e kuptuar nga 2002 kaluan 17 vjet, 7 me shume nga parashikimet. I bie se qe nga 2002 gjerat te kene shkuar shume me keq ne shqiperi dhe ashtu eshte. Ishte ide e mire zgjedhja ne vitin 2002 e Presidentit konsensual, por personi ne fjale megjithese patriot e me kulture nuk kishte autoritetin e duhur per te kontrolluar dhe vene ne efiçense sistemin e drejtesise,ku per hir te se vertetes ne kete periudhe filloi lulezimi i korrupsionit,tenderave dhe moren hov biznesmenet kriminele dhe pashalleqet komunare.Pas tij bene shume me keq presidentet e tjere me drejtesine,thjesht e personalizuan dhe flisnin per gjykatat athua se jane drejtesia e Zotit. Vulen perfundimtare per ecjen indietrro e beri politika me ndryshimet kushtetuese te vitit 2008,me pas zgjedhjet vendore te vjedhura haptazi ne vitin 2011,vazhduan me denoncimet e hapura korruptive me ze e figure dhe pergjimet Prifti-Meta e Meta-Prifti, gabimi i 21 janarit pozite -opozite,mungesa e pervojes,epshi per pushtet,dhune e hakmarrje te ndersjellte ndaj kundershtareve dhe arroganca e ministrave te shtator 2013-maj 2017 dhe flirtet here here me vende jo demokratike dhe antieuropiane . Pozitiv per kete periudhe 17 vjecare ka qene qeverisja 2006 -2008 me gjithe gabimet ne administrate(nxjerre ne reforme e profesionisteve dhe promovim sipas interesave politike); pozitive eshte edhe qeverisja 2017-2019 dhe mbi te gjitha reforma ne drejtesi e ideuar dhe vene ne zbatim nga qeveria Rama. Suksese per çeljen e negociatave dhe do zoti shpejt ne familjen europiane te Shqiperise dhe Shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *